Hysni Gura: Ina, Flutura dhe fibra politike

246
Shumë njerëz e dëgjojnë një epitet për politikanët- ka fibër politike, s’ka fibër politike, por shumë pak dinë ç’do të thotë kjo në të vertetë.
Shumica e deputetëve të parlamentit të Shqipërisë janë mediokër, nga të dyja kahet politike. Kjo është e ditur.
Deputeti është një nga detyrat më të larta që mund të mbajë një njeri. Është përfaqësues i popullit dhe presupozohet që deputeti të jetë me integritet të lartë moral dhe intelektual, pra të jetë ajkë e ajkës.
Por jo çdo ajkë duhet të jetë deputet.
Deputeti është pozicioni i vetëm i pushtetarit apo nëpunësit publik në Shqipëri që nuk ka asnjë mundësi të korruptohet nëse nuk do vetë.
Deputeti ka detyrë të propozojë ligje në dobi të votuesit dhe të kundërshtojë ato që nuk janë në dobi të votuesit dhe të bëjë politikë. Sidomos deputetët e opozitës s’duhet të reshtin së bëri politikë dhe një nga mënyrat më të mira për këtë është duke mbajtur qeverinën nën presion të vazhdueshëm nëpërmjet thirrjes në interpelanca e seanca dëgjimore të ministrave dhe kryeministrit të vendit.
Unë bëj pjesë ndër njerëzit që kam ndjeshmëri dhe nuk jam dakord me dhënien me konçension të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Kam ndjekur me vëmendje zhvillimet për këtë, i jam bashkuar nja 2-3 herë protestave para parlamentit për këtë çështje. Në këtë vazhdë kam ndjekur me vëmendje qëndrimet e deputetes së opozitës, e cila përfaqëson Sarandën në parlament, Ina Zhupa, për këtë çështje.
Është deputetja që ka bërë më mirë punën se çdo deputet tjetër për këtë në këtë aspket. E ka ngritur në parlament. Ka provokuar debat. Ka bërë politikë të mirfilltë në mbrojtje të interesit të publikut përsa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të vendit.
Ka çuar ankimim në Gjykatën Kushtetuese për të anuluar konçensionin dhe i është pranuar ankimimi.
Pra, tregon që e ka kopsitur mirë çështjen edhe në aspektin juridik.
Se ç’do vendosë GJK është çështje tjerët. Por deputetja e ka bërë detyrë e saj.
Në një komision paralamentar ku bën pjesë, deputetja Zhupa kishte thirrur disa herë Ministren e Kulturës për ta marrë në pyetje e dëgjuar, e drejtë ligjore e kushtetuese e deputetit.
Ministrja nuk shkon me arsyetime të pa arsyeshme.
Ajo që është e çuditshme është mirëkuptim që tregon një tjetër deputete e opozitës për justifikimet e ministres.
Jo vetëm që e justifikon papërgjegjshmërinë e ministres, por bashkon votat me mazhorancën dhe i jep *raport (si doktoreshë) ministres.
Deputetja në fjalë është njeri shumë i mirë, por politikane katastrofë. Dhe ajo që e bën katastrofë është fakti që vjen nga fusha e kulturës, Flutura Açka është shkrimtare.
Minitrja është thirrur nga Zhupa të japë llogari për çështje kulturore, Butrinti, Ura e Zogut etj. Ina Zhupa e di që, si deputete e opozitës nuk ka asnjë mundësi të pengojë çmenduritë e pushtetit në rrënimin e objekteve kulturore, por ajo bën një lëvizje politike të duhur duke e thirrë ministren të flasë dhe të paktën qytetarët të kuptojnë çfarë po ndodh dhe të dinë se po ndodh një gjëmë në trashëgiminë kulturore kombëtare.
Flutura, që është njeri shumë i mirë, por nuk ka fibër politike, nuk e kupton këtë.
I dhimbset ministrja më shumë se votuesit të cilët përfaqëson.
I jep mundësi që ministrja me alibitë e saj të shtyjë sa më shumë në kohë llogaridhënien.
p.s- Më thanë që këtë lëvizje të pa kuptueshme të Açkës e paska mbështetur edhe deputeti tjetër i opozitës Gjekmarkaj. Me një barrë mënd e kulturë edhe z. Gjekmarkaj si Açka, por që nga politika s’ia thonë asnjëri. Pra, mund edhe të ruash ndershmërinë si deputet, siç është rasti i Açkës e Gjekmarkajt, por nuk mjafton as kjo, nëse s’ke fibrën politike, u harxhon taksat qytetarëve kot për rrogën që të japin dhe kjo nuk është korruptim, po një farë shpërdorimi detyte është. Se paguhesh për të mbrojt interesin e votuesit dhe nuk e bën.
Sigal