Del nga shtrati lumi Buna në Muriqan dhe Oblikë, përmbytet një sipërfaqe 275 hektarë

123
Sigal

Lumi Buna në Shkodër ka dalë nga shtrati në dy zona, duke përmbytur një sipërfaqe prej 275 hektarësh këtë të mërkurë të 18 janarit.

Emergjenca Civile në Bashkinë e Shkodrës bën me dije se po monitorojnë situatën në terren.

Njoftimi:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 12.00 te dates 18.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.20 m me nje rritje prej 15 cm me oren 08.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.55 m me nje rritje prej 15 cm me oren 08.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Ka dalje te lumit Buna ne Muriqan dhe Oblike, siperfaqja e permbytur eshte 275 Ha.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.