Godina e drejtësisë në Vlorë nuk ka asnjë masë sigurie

664
Duhet të ishte një prej godinave më të sigurta në qytetin e Vlorës pasi në të ushtrojnë aktivitetin tre institucione të drejtësisë.
Por në realitet ndodh plotësisht e kundërta. Godina e drejtësisë, brenda të cilës qëndrojnë prokuroria, gjykata e shkallës së parë dhe ajo administrative nuk ka as nivelin minimal të sigurisë.
Dhe në këtë situatë brenda një institucioni ku shpesh herë merren vendime apo kryen veprime që sjellin tension nuk kanë munguar as incidentet, ku padyshim në shumicën e rasteve të sulmuarit kanë qenë togat e zeza.
“Për gjithë sigurimin e kësaj godine Policia e Shtetit ka në dispozicion të këtyre ambienteve vetëm një punonjës policie nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 16:00. Pasdite gjithë ky institucion ruhet nga roje private, nuk janë të trajnuar, janë mosha të vjetra që vinë këtu dhe rrinë përballë gjykatës. Unë e kam ngritur disa herë në Drejtorinë e policisë, duke vënë në dijeni edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për marrjen e masave të menjëhershme për ruajtjen e këtyre ambienteve për të parandaluar ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme. Ngjarje ka çdo ditë në ambientet e gjykatave, ku shahen gjyqtarët, prokurorët, qëllohen avokatët, qëllohen palët me njëri-tjetrin”.
Në hyrje të godinës së rikonstruktuar rreth një vit e gjysëm më parë, janë vendosur dedektorë, por mungesa e stafit te sigurise e lë këtë institucion te ekspozuar ndaj çdo rreziku, pasi duket se çdokush mund të hyjë pa u shqetësuar.
Sigal