Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e KKT, vendorët japin leje

139

TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive për pezullimin e vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit për lejet e ndërtimit.

Gjatë mbledhjes së 22 gushtit 2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit vendosi se do të pezullohen të gjitha lejet e ndërtimit nga vendorët deri pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, që do mbahen me ndarjen e re administrative.

Rama theksoi në atë kohë se kjo masë vinte si një domosdoshmëri e krimit që i është bërë territorit të vendit nga dhënia e lejeve nga vendorët të asaj që ai e quajti zhvillimi i shkatërrimit.

Me vendimin e sotëm, Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e KKT-së deri në marrjen e një vendim përfundimtar në lidhje me dhënin e lejeve të ndërtimit nga Bashkitë
Ndërkohë që më 5 janar, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka sqaruar se të gjithë qytetarët që duan të ndërtojnë në pronën e tyre për qëllim strehimi mund të aplikojnë për marrjen e lejes së ndërtimit, por me kushtin që kjo pronë të gjendet brenda zonave të përcaktuara nga Agjencia e Planifikimit të Territorit si zonë për ndërtim.