Kokaina, Berisha falënderon për herë të I policinë…sulmon Ramën

476
Sigal

TIRANE – Vënia në pranga e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha…dhe ka shërbyer pikërisht ky arrestim që për herë të parë nga ardhja në pushtet e të majtëve, Berisha të falenderojë Policinë e Shtetit për operacionin e zhvilluar.
 
‘Me kete rast le te falenderojme ne policine gjermane qe zbuloi e para ekzistencen e rrjetit, Interpolin dhe Europolin qe organizuan dhe drejtuan operacionin, Prokurorine e Krimeve te Renda per hetimin serioz disa mujor te rrrjetit si dhe Policine e Shtetit qe mori pjese ne zbatimin e ketij operacioni te permasave nderkombetare”, shkruan deputeti demokrat në rrjetin social Facebook.
 
Megjithatë ai nuk ka lënë akuzat ndaj mazhorancës, duke thënë se Ermal Hoxha ka lidhje të ngushta familjare me Edi Rama dhe se njihet si sponsorizues i fushatave elektorale të P-së. Sipas Berishës, me ardhjen e kryeministri Rama në pushtet, “në vend zbarkoi Kolumbia”, një etiketim ky që sipas tij na është vënë edhe nga ndërkombëtare.
 
Në fund, ish-kryeministri i bën apel qeverisë që të nxjerrë para ligjit çdo anëtar të rrjetit të drogës

Postimi i plote i ish-kryeministri Berisha ne rrjetin social Facebook
Interpoli dhe Europoli çmontojne rrjetin e droges me baron kryesor Ermal Hoxhen, nipin e Enver Hoxhes!!

Te dashur miq, dje pasdite Interpoli, Europoli se bashku me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe Policine e Shtetit kryen goditjen e nje rrjeti te madh shqiptaro-kolumbian droge me drejtues kryesor nipin e diktatorit Enver Hoxha, 39 vjecarin Ermal Hoxha, i njohur per lidhjet e ngushta me kupolen me te larte te PS ne teresi dhe ne vecanti e personalisht per lidhjet e ngushta e familjare me Edi Ramen, mik i ngushte i kahershem i prinderve te narkotrafikantit.

Ermal Hoxha njihet sipas disa burimeve sponsorizues nder me kryesoret i fushatave elektorale te PS dhe veprimtarive te tjera te kesaj partie. Ne kete operacion antitrafik nderkombetar u shkaterrua ne Xibrak nje impiant i madh i prodhimit te kokaines per treg, u arrestuan 8 anetare te rrjetit shqiptaro – kolumbian te droges, 6 shqiptar dhe 2 kolumbian, u konfiskuan 125 kg kokaine, rreth 3 – 4 ton perzjeres te kokaines.

Me kete rast le te falenderojme ne policine gjermane qe zbuloi e para ekzistencen e rrjetit, Interpolin dhe Europolin qe organizuan dhe drejtuan operacionin, Prokurorine e Krimeve te Renda per hetimin serioz disa mujor te rrrjetit si dhe Policine e Shtetit qe mori pjese ne zbatimin e ketij operacioni te permasave nderkombetare. Ne reagimin e tij te pare dhe zëmekur per kete operacion kunder rrjetit te fuqishem te narkotrafikut nderkombetar qe drejtohej nga nje neo-bllokmen, tashme baron droge, nipi i Enver Hoxhes dhe me miqesi te ngushte familjare me Edvin Kristaq Ramen, ky i fundit ne reagimin e tij me te pare vrapoi te sulmoje duke duke nisur reagimin e tij me fjalet: “Uroj qe opozita te mos merzitet nga kjo arritje e policise”. Pra hallin e ka gjithnje tek opozita.

Me kete raste dua t’i them zotit Rama, ketij krenari pa gjethe fiku, se me ardhjen e tij ne pushtet ne vendin tone zbarkoi Kolumbia dhe se per here te pare ne historine e vendit mediat nderkombetare disa muaj me pare e kane etiketuar Shqiperine si Kolumbia e Europes. Kjo mjerisht jo pa te drejte!

Muaj me pare ne Mal te Zi u bllokuan njeherazi 80 dhe me pas 250 kg kokaine me destinacion Shqiperine dhe bosi politik informoi ne kohe bosin teknik, i cili u zhduk para hundeve te policise. Dy muaj me pare nje operacion antitrafik nderkombetar i policive te kater vendeve i koduar “Viluni”, deshtoi se bosi politik qe i printe karvanit te droges, e shpetoi duke e marre ne makinen e tij imunitare (te deputetit) bosin teknik bash ne momentin me kritik tek do arrestohej nga Policia e tradhtuar nga politika, ai u strehua me njehere ne makinen e deputetit qe te nesermen i binte Shkodres pash e n’pash ne krah te Edvin Kristaq Rames.

Duke pergezuar edhe nje here ata qe kontribuan ne suksesin e ketij operacioni, i bej thirrje Prokurorise se Shtetit te hetoj dhe vendos para ligjit cdo anetar te ketij rrjeti dhe me hetime serioze te paanshme te zbuloje te gjitha lidhjet e ketij rrjeti narkotrafiku me pushtetar dhe partiak, si dhe cdo sponsorizim elektoral te ketij grupi. Te hetoje dhe zbuloje kush e lajmeroi neo-bllokmenin Ermal Hoxha, qe kishte marre 300 mije euro ne makine dhe po nisej ne klandestinitet. Cilat ishin motivet qe e shtyne Policine te mashtroje mbreme qytetaret duke deklaruar qe ne ora 19:00 se eshte arrestuar Ermal Hoxha, kurse sot deklaron se narkotrafikanti Ermal Hoxha eshte arrestuar ne ora 1:30 te mengjesit te dites se sotme?! Hetimi serioz dhe i gjithanshem ka rendesi kryesore per nxjerrjen e vendit nga kthetrat e krimit te organizuar!! sb