Gjirokastër, asgjësohen 820 bimë narkotike, arrestohet autori

575
Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjësimin e 820 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Burime nga policia bëjnë të ditur se kanabis u zbulua në vendin e quajtur “Skërficë”,të fshatit Fushë Bardhë, Gjirokastër. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore u bë i mundur edhe arrestimi i shtetasit, Dino Xhuvani, 39 vjeç , banues në fshatin Fushë Vëri, Delvinë. 
Arrestimi i tij u bë për veprën penale “kultivim I bimëve narkotike” pasi, në vendin e quajtur “Skërficë”, në afërsi të fshatit Fushë Bardhë, ju gjetën dhe asgjësuan 820 rrënjë bimë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal