I gjetën arsenal armësh në shtëpi, në pranga një person

Është zbuluar arsenal armësh në një banesë në një fshat pranë kufirit greko-shqiptar, në Igumenicë.

Nga raporimet thuhet se në banesë janë gjetur 3 Kallashnikovë, 1 pushkë Mauser, 3 thika, 1324 fishekë Kallashnikovi, 5 krehëra, 7 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.

NOA

Në pranga ka rënë një shtetas grek, ndërkohë që ka dyshime dhe po hetohet për një rrjet të mundshëm të trafikut të armëve Shqipëri-Greqi.