Hazizaj: Presidenti Meta ka të drejtë për Dvoranin, institucionet e drejtësisë nuk po funksionojnë

338
Sigal

Konstitucionalisti dhe njohësi i mirë i Kushtetutës, Sokol Hazizaj, deklaron se ligjërisht mandati i kreu i KED, Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati, dhe Presidenti Meta ka të drejtë në këtë pjesë.

“Po ta shohësh juridikisht, konstatimi i Presidenti është korrekt, nuk mundet të ushtrosh mandatin edhe një herë e gjysmë, por kjo lloj gjëje që është krijuar jo kushtetuese sot, botërisht e njohur, ligjërisht e papranueshme kur shoqërohet edhe me pamundësinë intelektuale të institucioneve që mund ta konstatojnë lehtësi këtë ndërprerje të mbarimit të mandatit, tregon që reforma në drejtësi nuk është artikuluar dhe nuk kuptohet drejtë.

Përtej konfliktit mes Presidenti dhe mazhorancës, ajo që konstatohet është se organet e drejtësisë nuk funksionojnë. KLGJ votoi për një lëndë që nuk e ka kompetencën e vetë që të konstatojë ndërprerjen apo mbarimin e mandatit të Gjykatës së Lartë”,- tha Hazizaj i ftuar në RTV ORA.