Gjiknuri pajis hajdutët me leje minerare

657
Sigal

Z. Damian Gjiknuri, ministri i Energjisë dhe Industrisë akuzohet se ka shkelur një vendim të formës së prerë të gjykatës Berat, duke i dhënë leje minerare një personi i cili me dokumente të falsifikuara ka marrë në pronësi një biznes për të cilën nuk ka asnjë kontribut. Denoncimin e bën znj. Afrimore Kullsi në një nga emisionet investigative të mediave vizive. Ajo pretendon se shoqëria “Mëlovë” shpk që zhvillon aktivitetin e prodhimit gëlqeror të mermerizuar që nga 2004, i takon asaj si shpenzuese, si investuese për nxjerrjen e lejes minerare dhe për zhvillimin e aktivitetit, pasi dhe ortakët që ishin pjesë e shoqërisë me përqindje modeste u larguan.  Znj. Kullsi ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Beratit, në 11 nëntor të 2011-s, që thotë që në bazë të akt themelimit dhe statusit të shoqërisë “Mëlovë” shpk, Afrimore Kullsi është administratore e vetme dhe përfaqësuese ligjore e shoqërisë. Ajo ka aplikuar për ndryshim emri të shoqërisë dhe duke hasur në refuzime i është drejtuar edhe Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë, por në vend që të gjente zgjidhje ajo përballet me hajdutërinë e punës dhe djersëës së saj. Ajo thotë se Festim Salaudin Bashllari në bashkëpunim me ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri i kanë vjedhur biznesin, lejen minerare dhe lejen mjedisore të saj. “Në 31 mars Festim Bashllari ka aplikuar dhe i është aprovuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjitikës leja minerare me emrin e tij me dokumente të falsifikuara. Tani e zotëron ai dhe aktivitetin. 5 ministra nuk i kanë lëvizur një germë kësaj leje, me ardhjen e Damian Gjiknurit, ky hajdut, në harkun kohor prej tre muajsh, arrin të më vjedhë lejen. I jam drejtuar organeve të drejtësisë dhe Prokurorisë dhe kam bërë padi civile dhe penale. Para Gjiknurit ky hajdut nuk ka mundur të më vjedhë lejen time. Me ardhjen e Damian Gjiknurit bëhet e mundur të më vjedhin lejen me kuota 0, me kontribut 0, me aksione 0”, shprehet znj Kullsi në një nga emisionet investigative.