Gerd Hoxha: Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë: Mbështesim çdo lloj reforme në sistemin e drejtësisë

577
Prej disa muajsh është duke u zhvilluar një proces i thellë reformues i sistemit të drejtësisë. Ky proces, i udhëhequr nga Kuvendi i Republikës se Shqipërisë kishte dhe ka mbështetjen e pakursyer të miqve tanë SHBA dhe BE. Ky proces, i cili u karakterizua përgjithësisht nga pjesëmarrje e gjerë e grupeve të interesit dhe profesionisteve të së drejtës, kulmoi në hartimin e një drafti ndryshimesh kushtetuese, i cili kaloi një proces paraprak verifikimi nga Komisioni i Venecias! Në këtë opinion paraprak Komisioni Venecias theksoi nevojën e kryerjes sa më parë të Reformës në Drejtësi, por duke qëndruar besnike te parimeve të funksionimit të shtetit të së drejtës, ndarjes se pushteteve dhe pavarësisë se sistemit gjyqësor. Sipas këtij opinioni, disa nga mjetet e zgjedhura për të arritur qëllimin final: Drejtësi e pavarur dhe jashtë çdo ndikimi korruptiv, lënë për të dëshiruar dhe duhen rishikuar. Në këtë pikë, Opinioni i Komisionit të Venecias i jep të drejtë opinioneve të dhëna më parë nga shoqatat e juristëve profesionistë, përfshirë këtu edhe Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë. Nisur nga sa më sipër, me qellim përshpejtimin e procesit të Reformës në Drejtësi, parë tashmë nën dritën e Opinionit paraprak të Komisionit të Venecias, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me mbështetjen edhe të Ministrit të Drejtësisë. “Reforma në Drejtësi, nën dritën e opinionit paraprak të Komisionit të Venecias”
Ndini Tavani,
Kryetar i Bordit Drejtues Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë
“Reforma në Drejtësi, nën dritën e opinionit paraprak të Komisionit të Venecias”
Takimi i mbajtur në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, kishte si fokus të tij temën: “Reforma në Drejtësi nën dritën e opinionit paraprak të Komisionit të Venecias”. Takimi nga një trup gjyqësore konsiderohet nga Unioni i Prokurorëve si një inkurajim i rëndësishëm për punën e përditshme në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimit të akuzës në emër të Shtetit Shqiptar. Një inkurajim i tillë në këto ditë dhe muaj të fundit të mbushur me sulme gjenerale para mediave kundër trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, është jetik, për të bërë që shumica dërrmuese e prokurorëve në detyrë, që me bindje shprehim se ushtrojnë detyrën në përputhje me ligjin dhe etikën profesionale, të kryejë detyrën normalisht dhe jo nën presionin psikologjik destabilizues të krijuar rishtazi. Unioni i Prokurorëve i themeluar pikërisht për të mbrojtur të drejtat e ligjshme të prokurorëve në detyrë, ndihet i privilegjuar të shprehë para kësaj tryeze mbështetjen e çdo anëtari të tij për reformën në drejtësi si të domosdoshme parë në dy këndvështrime themelore; Së pari në atë të rregullimit të përgjithshëm dhe të përhershëm organeve përbërëse të sistemit të drejtësisë për të siguruar një pavarësi reale nga pushteti politik dhe nënshtrimi i një kontrolli ligjor si dhe së dyti për të parashikuar një filtër të fortë nga do të kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në përpjekje për të lënë jashtë sistemit ata gjyqtarë dhe prokurorë që nuk kanë pasur si qëllim gjatë punës së tyre zbatimin e ligjit me ndershmëri, efikasitet dhe profesionalizëm. Unioni i Prokurorëve falënderoi Komisionin e Venecias, për kujdesin e treguar në çdo fjali të Opinionit të Përkohshëm të këtij komisioni, që duke konsideruar pjesën e parë të amendimeve kushtetuese sa i përket sistemit të drejtësisë, më tepër si një qasje e klasës politike shqiptare për nevojën e ndryshimeve në funksionimin e këtij sistemi dhe duke qenë dakord me gjetjet e tij, ka përshkruar pjesën e dyte si ‘ndoshta propozimin më radikal i këtyre amendimeve që kërkon një vëmendje të veçantë’. Komisioni i Venecias ka vlerësuar dhe këshilluar gjatë këtij opinioni të përkohshëm se ndërhyrjet radikale në sistemin e drejtësisë, nuk janë të këshilluara në kushte normale, pasi ato krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën, shtojnë mosbesimin e publikut në gjyqësorin, shmangin vëmendjen e gjyqtareve nga detyrat e tyre normale dhe si çdo mase e jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin. Kjo fjali e shkëputur nga Opinioni i Përkohshëm i Komisionit të Venecias lidhet ngushtë me amendimet e Aneksit për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë dhe Unioni i Prokurorëve ndan të njëjtin shqetësim me Komisionin e Venecias për atë pjesë të fjalisë së mësipërme që nuk lidhet me pushtetin politik. Komisioni i Venecias shpreh në mënyrë të qartë se masat e konsideruara si të jashtëzakonshme për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokuroreve, duhet vërtet të synojnë identifikimin në çdo rast individual për ata gjyqtarë të cilët nuk janë të aftë për të zënë një pozite gjyqësore. Këto masa, shprehet me tej Komisioni i Venecias duhet rreptësishtë të mbrojnë ata gjyqtarë të cilët janë të aftë për të zënë pozitat e tyre. Unioni i Prokurorëve bashkohet me opinionin e përkohshëm të Komisionit të Venecias se “kontrolli i aseteve dhe kontrolli lidhur me figurën e prokurorit dhe integritetit të tij, janë të domosdoshëm për të arritur atë qëllim të reformës që lidhet me përjashtimin nga trupa e gjyqtarëve dhe prokuroreve të atyre që nuk justifikojnë astet pasurore dhe nuk kanë integritet për ushtrimin e detyrës. Unioni ndan të njëjtin shqetësim me Komisionin e Venecias sa i përket vlerësimit të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë. Ky vlerësim: së pari në asnjë rast nuk mund të cenojë një nga parimet themelore të drejtësisë, parimin e sigurisë juridike, së dyti, në mënyrë të veçantë duhet të vendosen kritere dhe kushte të mirëpërcaktuara për përzgjedhjen e komisionerëve që do të bëjnë këtë vlerësim, sa i përket integritetit dhe profesionalizmit të tyre, së treti duhet që ky kontroll të bëhet në një kohë sa më të shkurtër e të përcaktuar saktë në afate për të mos u kthyer në mjet presioni për gjyqtarët e prokurorët, së katërti, mandati i komisionerëve të këtij komisioni duhet të jetë i përcaktuar qartë dhe zgjatja e mandatit të tyre të mos kthehet si shprehet Komisioni i Venecias në një marrëveshje ‘De Facto’ të përhershme të barasvlefshme me kontrollin e zakonshëm. Së pesti, në frymën e nenit 6 të KEDNJ të respektohet e drejta për tu ankuar e gjyqtarit apo prokurorit në një organ të pavarur që është gjykata. Unioni i Prokurorëve shpreh; dakordësinë e tij të plotë me Opinionin e Përkohshëm të Komisionit të Venecias, mbështetjen reale për reformën në drejtësi si të nevojshme për kushtet e vendit dhe aspiratat integruese në Bashkimin Europian. Kërkesën për tu bërë pjesë në dhënien e mendimeve mbi atë pjesë të amendimeve kushtetuese që lidhen me organizimin dhe funksionimin e prokurorisë dhe në draftimin e ligjeve në zbatim të amendimeve kushtetuese. Distancimin nga çdo sjellje joetike dhe çdo akt korruptiv të çdo prokurori në detyrë. Kërkesën për mbështetje në punën e përditshme për zbatimin e ligjit, ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimit të akuzës në emër të shtetit. Kërkesën për ndërprerjen e sulmeve kolektive mbi trupën e prokurorëve në detyrë dhe e fundit mbështetjen dhe inkurajimin e kolegëve tanë në hetimet për korrupsion në fushën e drejtësisë dhe jo vetëm.
Sigal