Gazeta Telegraf/ Mafia italiane e plehrave importon mbetje toksike në Shqipëri

584
Sigal

Fakte tronditëse dalin në dritë mbi importin e
mbetjeve në vendin tonë

Investigimi
ndërkombëtar i një grupi gazetarësh nga Evropa Juglindore bën me dije se
mbeturina të rrezikshme, (mbetje toksike, bateri, ilaçe të skaduara dhe mbetje
të naftës) po importohen në Shqipëri, para se të zhduken pa asnjë gjurmë.
Artikulli me autorë Guia Baggi, Lawrence Marzouk, Marjola Rukaj, Lorelei Mihala
dhe Remy Hersbach thonë se këto mbetje vijnë nga Italia. Biznesmenë italianë,
disa të dyshuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar, operatorë kumari dhe të
tjerë me dënime për krime financiare, janë përfshirë në tregun e mbeturinave në
Shqipëri. “Trafikantët që përdoren për të udhëtuar mes Shqipërisë dhe Pulias në
një moment thanë se nuk trafikojmë më cigare, por merren me trafikimin e
qenieve njerëzore, drogës dhe armëve”. Investimi në vazhdim sjell prova se dhjetëra
mijëra ton të mbeturinave toksike janë dërguar nga Italia për në Shqipëri në
vitet e fundit dhe se autoritetet në Tiranë nuk kanë dijeni për këtë fakt.
Statistikat e mbledhura nga Instituti Italian për Mbrojtjen e Mjedisit dhe
Kërkimit zbuluan se në vitet 2007 dhe 2008 ngarkesat e ndryshme të mbeturinave
toksike dhe jotoksike janë asgjësuar në Shqipëri. Sipas shkrimit, Instituti
Italian ka refuzuar të japë të dhëna për vitin 2009, pavarësisht konfirmimit se
i kishte mbledhur ato. “Të dhënat tregojnë se në 2007-n pothuajse 2.500 ton e
naftës Bilge, erdhi nga Italia në Shqipëri. Ky është material që dekantohet në
pjesën më të ulët të anijes, e që përmban vaj dhe lëngje të tjera. Është
klasifikuar si i rrezikshëm, edhe pse në Durrës është ngritur një strukturë për
ta trajtuar atë. Në 2008-n kompanitë italiane disponojnë mijëra ton naftë
Bilge, mbeturina nga fishekzjarret dhe gjysmë ton bateri, të cilat janë
klasifikuar si të rrezikshme. Ilaçe të skaduara, kabllo, hekur dhe çelik janë
shkarkuar edhe atje, por janë klasifikuar si të pa rrezikshme. Rajoni i Lacios,
që përfshin edhe Romën, gjithashtu dërgoi mbetjet e ndërtimit dhe mbeturinat
nga tregjet ushqimore në Shqipëri. Në 2009, rajoni Campania-s eksportoi në
Shqipëri dy ton të mbeturinave, llak boje që përmbajnë tretës organikë dhe
substanca të tjera të rrezikshme, 200 kg pajisje elektronike të rrezikshme, një
ton e gjysmë bateri toksike, 50 kg tuba fluoreshentë dhe të tjera lëndë që
përmbajnë mërkur, 1.500 ton naftë Blige, 760 kg vaj ushqimor dhe yndyrna që janë
eksportuar si mbeturina jo të rrezikshme”. Sakaq është zbuluar se mijëra ton të
një përzierjeje të rrezikshme të naftës dhe ujit të mbledhur në hullët e
anijes, nafta Bilge janë eksportuar vitet e fundit në Shqipëri për trajtim. Por
ekspertët e kanë parë këtë veprimtari si shqetësuese. Lista zyrtare e eksporteve
në Itali tregon se burimi i shumë mbetjeve ishte “Tirrenia di Navigazione S.P.A”,
një kompani tragetesh që bën çdo ditë rrugën Bari-Durrës, prej shumë vitesh.
Sipas tyre emra si Abrusci dhe Cerroni, në listën e bosëve të mbeturinave,
shpesh edhe të rrethuar me të zezë, kanë fituar kontrata nga qeveria shqiptare.
Investigimi thekson se, gjithçka po ndodh ndërkohë që përpjekjet e Kombeve të
Bashkuara për të mbrojtur vendet nga hedhja e mbeturinave në masë të madhe janë
duke u anashkaluar apo injoruar. IDEA po jep të plotë investigimin mbi importin
e mbetjeve në vendin tonë dhe lidhjet me mafien italiane:

Një treg në zhvillim

Shqipëria e
kishte të ndaluar importin e të gjitha llojeve të mbeturinave në 2003-shin, me
përjashtim të atyre me leje të veçante nga Këshilli i Ministrave. Por në vitin 2004,
një marrëveshje mes biznesmenit italian Manilo Cerroni në Shqipëri,
paralajmëroi një agim të ri në tregtinë e mbeturinave në Shqipëri. Përmes një
firme të tij, “Albaniabeg Ambient”, Cerroni ka planifikuar ndërtimin e një krematori
në anën tjetër të Adriatikut për të djegur mbeturinat italiane. Marrëveshja
dështoi në vitin 2005, pas marrjes në pushtet të kryeministrit Berisha, që ka
pasur kundërshtime të përhapura. Por, pas disa vitesh, vetë Berisha përkrahu eko-bizneset
e mëdha, duke u përpjekur për të siguruar bimë bio-masë, turbina ere si dhe
investime të tjera të mëdha në Shqipëri. Në nëntor të 2011-s, duke argumentuar
se industria e riciklimit, e sapolindur në Shqipëri nuk mund të mbijetonte
vetëm me të prurjet e mbeturinave të familjeve shqiptare, qeveria Berisha
miratoi një projekt-ligj që lejonte importimin e disa mbeturinave që janë në
përputhje me të ashtuquajturën “listë e gjelbër”, me 56 lëndë.

Mafia po lëviz në terren

Dhjetëra firma
italiane të mbeturinave veprojnë ligjërisht në Shqipëri, sipas një kërkimi në
regjistrin zyrtar të vendit. Por ekspertët e fushës paralajmërojnë se firmat
ligjore janë shpesh fronte për bizneset e paligjshme. Ekspertë te mafies italiane
dhe politikani Lorenzo Diana tha se, krimi i organizuar ka lëvizur në eksportin
e paligjshëm të mbetjeve në Shqipëri. Europol tha gjithashtu se donte të shihte
një rritje të përqendrimit në aktivitetet e paligjshme të mbeturinave. “Europol
ka identifikuar një rritje në vëllimin e dërgesave të mbeturinave të paligjshme
përgjatë kufijve”, shtoi zëdhënësi, duke shpjeguar se tregtia ligjore është
përdorur shpesh për të fshehur atë të paligjshmen. “Kompania A bën një
marrëveshje me kompaninë B për shkatërrimin e mbeturinave ligjërisht.
Megjithatë është identifikuar se jashtë këtyre marrëveshjeve mbeturinat po
trafikohen ilegalisht dhe asgjësohen”. Europol thotë se Shqipëria, Rumania dhe
Hungaria janë destinacionet kryesore për mbeturinat toksike nga Evropa Jugore
dhe Italia në veçanti.

Mbeturina që zhduken

Italia ka pasur
sukses në ndalimin e eksporteve të paligjshme të mbetjeve në Shqipëri, por
ekzistojnë dëshmi se mbeturina toksike janë ende duke u marrë nga Italia drejt
vendit të varfër fqinj. Më 13 tetor 2010, oficerët e doganave italiane ndaluan
një anije në portin e Barit. Dokumentet për ngarkesën e 92 makinave larëse dhe
68 frigoriferëve me vlerë 1.440 euro ishin të fragmentuara dhe të dyshimta,
tregoi dogana. Pas një inspektimi njësia e eko-krimeve dhe policia italiane nisën
një hetim, nëse kjo ishte një përpjekje për të importuar ilegalisht mbetje
elektronike në Shqipëri dhe jo mallra të përdorur, siç ishte pohuar. Hetimi
vazhdon ende, ndërsa mallrat janë shkatërruar. Në korrik të këtij viti, pasi
doganat italiane ndaluan një automjet në portin e Barit që mbante 56 njësi me
rroba të pista pa një leje eksporti, një tjetër hetim nisi për mbeturinat e
paligjshme nga Italia në Shqipëri. Këto zbulime, megjithatë duket se janë një
përjashtim nga rregulli. Ne kemi zbuluar prova se dhjetëra mijëra ton të
mbeturinave toksike janë dërguar nga Italia për në Shqipëri në vitet e fundit
dhe se autoritetet në Tiranë nuk kanë dijeni për këtë fakt. Kjo rrjedhje e
plehrave ka vazhduar megjithë një urdhërndalimi mbi importet virtuale të tilla
në Shqipëri dhe, pavarësisht nga kufizimet ndërkombëtare që ekzistojnë në
vendet e zhvilluara, për të eksportuar mbeturina të fqinjët e varfër. Pjesa me
e madhe e materialit të rrezikshëm duket se kanë qenë të eksportuara nën një konventë
pak të njohur të anijeve, të quajtur MARPOL, e cila lejon anijet të shkarkojnë
mbeturinat e prodhuara gjatë rrugës. Ekspertët thonë se, edhe nëse importet
ishin teknikisht ligjore, Shqipëria nuk ka objektet për t’u marrë me mbeturina
të tilla të rrezikshme. Ne kemi zbuluar gjithashtu dëshmi të importeve të
mbeturinave jo të rrezikshme në Shqipëri, e cila nuk duket të ketë qenë
pastruar nga autoritetet në Tiranë. Ka pasur gjithashtu shqetësime se shumat e
mbetjeve që po shkojnë në Shqipëri nën MARPOL-in janë të tepërta. Këshilli i
Ministrave i Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit nuk kanë ofruar ndonjë dëshmi
që tregon se këto eksporte janë aprovuar, çka sugjeron se, sipas ligjit
shqiptar, këto dërgesa mund të kenë qenë të paligjshme.

Eksportet toksike

Statistikat e
mbledhura nga Instituti italian për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Kërkimit zbuloi se
në vitin 2007 dhe 2008 ngarkesat e ndryshme të mbeturinave toksike dhe
jotoksike janë asgjësuar në Shqipëri. Instituti Italian ka refuzuar të japë të
dhëna për vitin 2009, pavarësisht konfirmimit se i kishte mbledhur ato. Të
dhënat tregojnë se në vitin 2007 pothuajse 2.500 ton e naftës Bilge, u soll nga
Italia në Shqipëri. Kjo është një pjesë që mblidhet në pjesën më të ulët të
anijes, e që përmban vaj dhe lëngje të tjera. Ajo është klasifikuar si e
rrezikshme edhe pse në Durrës është një strukturë për ta trajtuar atë. Në vitin
2008 kompani italiane disponojnë mijëra ton naftë Bilge, mbeturina nga fishekzjarrët
dhe gjysmë ton bateri të cilat janë klasifikuar si të rrezikshme në Shqipëri.
Ilaçe të skaduara, kabllo, hekur dhe çelik janë shkarkuar edhe atje, por janë
klasifikuar si të pa rrezikshme. Rajoni i Lacios, që përfshin edhe Romën,
gjithashtu dërgoi mbetjet e ndërtimit dhe mbeturinat nga tregjet ushqimore në
Shqipëri. Në 2009, rajoni i Campania-s eksportoi në Shqipëri dy ton të
mbeturinave, llak boje që përmbajnë tretës organik dhe substanca të tjera të
rrezikshme, 200 kg pajisje elektronike të rrezikshme, një ton  e gjysmë bateri toksike, 50 kg tuba fluoreshentë
dhe të tjera lëndë që përmbajnë mërkur, 1.500 ton naftë Blige. 760 kg vaj
ushqimor dhe yndyrna, janë eksportuar si mbeturina jo të rrezikshme.