Elbasan, tentuan të vidhnin magazinën ushqimore, në pranga vëlla e motër

98

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen se tentuan të vidhnin një magazinë ushqimore në Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe( vëlla e motër) banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan,

Parandalohet një tjetër rast i tentativës për vjedhje , falë bashkëpunimit dhe besimit të komunitetit , në pranga vëlla e motër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe( vëlla e motër) banues në Elbasan.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqimore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin brenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasen S.H.