Elbasan – Nuk tregoi që në fshat kultivohej kanabis, pranga kryeplakut

482
Kryeplaku i fshatit Gribë në Elbasan është ndaluar nga policia e këtij qyteti pasi ka pasur dijeni mbi kultivimin e lëndëve narkotike, por nuk ka kallëzuar.

Policia ndaloi Albert Veliu, 37 vjeç banues në fshatin Gribë Gramsh, pasi duke qenë në cilësinë e kryeplakut të fshatit Gribë, njësia admistrative Kukër nuk ka kallëzuar në organet kompetente mbi kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Moskallëzim krimi ” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal
Sigal