Rrezikohen turizmi, lumenjtë flora dhe fauna

580
Nga Agim BLLOSHMI
Drejtori i Zonave të Mbrojtura dhe Parkut Kombëtar Fatmir Brazhda ngre alarmin.
Shtohen kërkesat për HEC-e në Librazhd, nga 95 copë që kanë qenë deri në vitin 2013 shifra e kërkesave dhe koncesioneve të dhënë i kalon të 120 copët. Nga 10 kërkesa për HEC-e të reja 8 kërkesa vetëm për Librazhdin dhe dy për Elbasanin. Shebeniku, Sopoti, Hotolishti dhe me gjerë, me të sulmuarat.

Librazhdi është një nga rrethet që ka më shumë HEC-e dhe që vazhdon të kërkohet e ngulmohet për ndërtimin e HEC-eve të vegjël. 

Janë dhënë koncesione për HEC-e më shumë se kudo tjetër, mbi 110 HEC-e. Ajo çka e përkeqëson edhe më shumë këtë situatë, është se rreth gjysma e tyre përfshihen në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë, e cila bie ndesh me statusin mbrojtës që ka ky park. Në mbledhjen Këshillit të Baseneve të Qarkut të Elbasanit nga 10 kërkesa për HEC-e të reja, 8 kërkesa vetëm për Librazhdin dhe dy për Elbasanin.

Kanë qenë specialistet e mjedisit dhe konkretisht te zonave te mbrujtura të cilët kanë ngritur alarmin dhe kundërshtojnë dhënien me koncesion të këtyre hidrocentraleve. 

Drejtori i Parkut KOMBËTAR Fatmir Brazhda thotë që jemi të shqetësuar nga gjithë këto kërkesa që po vazhdojnë për HEC-e,Këshilli i Baseneve i anuloj kërkesat dhe se dosjet ishin te pa plotësuara. Por Nuk kuptoj se çfarë po ndodh.
Një studim i zhvilluar nga eksperti austriak Ulrih Zhvarc, evidenton se fragmentarizimi me shumë diga hidrocentralesh sjell degradimin afatgjatë të ekosistemit të lumit, veçanërisht në zona me vlera ekologjike të larta.
Ky lloj zhvillimi i gabuar jo i qëndrueshëm, i ndal rrugën zhvillimit alternativ të turizmit, pasi ky park ka potenciale të pasura natyrore dhe kulturore si: bimë endemike (psh. ylli i Alpeve), kafshë të rralla (rrëqebulli i Ballkanit, dhia e egër, derri i egër etj.), mbi 14 liqene akullnajore, kisha e Koshorishtit ndërtuar në një shpellë në shek. II para erës sonë.

Prej shekujsh shqiptarët kanë ditur t’i administrojnë në mënyrë racionale burimet ujore. Ky sistem i ndarjes së ujit ka shërbyer për të racionalizuar përdorimin e ujit për fshatrat E Parkut Kombëtar SHEBENIK-Jabllanicë, Zonave të tjera të mbrojtura etj, por me sa duket makutëria e kohëve të sotme ka vendosur të zhbëjë çdo traditë të mirë në këtë vend duke burgosur çdo rrëke uji në tuba qesharakë”.

Shqipëria, ka burime energjie alternative, të cilët nuk kanë kosto të konsiderueshme mjedisore, si energjia nga dielli dhe era, të cilat mund të ishin përkrahur nga shteti shqiptar.

Kërkesat e reja janë për në Parkun Shebenik,Orenje, Hotolisht, Sopot Lunik etj. Madje shumë herë banorët e Librazhdit kanë bërë me qindra protesta por askush nuk pyet njeri, madje kryeministri Rama pati theksuar ne 2013 që do t’i eliminojë koncesionet, por siç duket jo vetëm nuk janë eliminuar, por janë shtuar edhe me tepër.
Sigal