E rëndë/ Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 6 automjete

391
Sigal

Një aksident masiv ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.

Në këtë aksident mësohet se janë përfshirë 6 automjete, një Mercedes Benz ML, Ford Kuga, Audi Q7, Audi A6, një Toyota dhe një një makinë tjetër.

Aksidenti mësohet se është shkaktuar nga Toyota e bardhë e cila ka goditur nga pas Fordin e zi.

Të dyja këto automjete janë me targa italiane.

Më pas automjeti tip Ford në efekt domino ka goditur nga pas një Audi dhe ky i fundit ka goditur një tjetër automjet të ngjashëm.

Makina e fundit e aksidentuar që ka përfunduar anës rrugës është një Benz ML e zezë.

Fatmirësisht në këtë aksident masiv nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.