Koço Broka: Vëmendja e munguar ndaj bujqësisë dhe ndaj fermerëve

961
Nëse dëgjon politikanët kur flasin për ekonominë e vendit dhe zhvillimin e saj nga shumë prej tyre mëson se prioriteti për programin e tyre qeverisës është bujqësia, e lidhur edhe me të turizmi…Ata nuk ndalen me kaq. Duke atakuar qeveritë paraardhëse për mungesat e mëdha të financimit të bujqësisë, i referohen vendeve fqinjë se financimet e tyre janë shumëfish krahasuar me vendin tonë. Bujqësia duhet të trajtohet realisht edhe nga ana buxhetore si dega kryesore e ekonomisë dhe sektori me potencialin më të madh për rritjen ekonomike. Megjithatë gara elektorale e 2013 u karakterizua nga loja me kungulleshka. Një palë premtonte trefishimin e fondit që Qeveria jep për mbështetjen e fermerëve. Ndërsa pala tjetër ja priste:-Do të 5-fishojmë financimin publik për mbështetjen e zhvillimit rural. E njëjta histori vazhdoi të përsëritet në vitet në vazhdim. Ndërsa media vitin e kaluar njoftonte: Brenda 6-mujorit të parë të 2016-s, do të çelen aplikimet për fermerët që duan të përfitojnë financime nga fondet e BE-së, që këtë vit shënojnë vlerën e 13 milionë eurove, ndërsa fondi total adresar vetëm bujqësisë është 71 milionë euro deri në vitin 2020”, pala tjetër ka deklaruar dhe vazhdon te deklarojë: ”Subvencionet në vitin tonë të parë do të jetë 100 milionë euro dhe nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, do të shkojë drejtpërdrejtë tek fermeri, pa NIPT, pa burokraci.” Bujqësia jonë kërkon strategji, politika, investime dhe projekte te mirëmenduara, kërkon subvencionim me të paktën 150 milion USD në vit nga burime të brendshme të buxhetit thotë një tjetër. Megjithatë që në Nëntor 2014, Kryeministri i Shqipërisë do tërhiqte vëmendjen “Është fakt që, nëse shohim volumet mundshme që mund të thithim si vend nga mbështetja evropiane dhe kapacitetin aktual të kapitalit tonë njerëzor në sistem për të realizuar këtë thithje, jemi në një situatë prapambetjeje alarmante. Kjo është një sfidë e dyfishtë; Është sfida jonë për të krijuar kushtet që strukturat tona, strukturat shtetërore të jenë përçuese të dijes, të jenë mbështetëse të fermerëve, për të orientuar gjithë procesin e organizimit dhe të realizimit të projekteve dhe nga ana tjetër, për të garantuar që kapitali njerëzor në fshat dhe kapacitetet për t’iu drejtuar strukturave përkatëse të rriten. Është Komisioni i Bashkimit Evropian, edhe Komisioni i ri i Bashkimit Evropian, që përsëri nënvizon rëndësinë e bujqësisë si instrument kryesor në luftën me varfërinë, në nivelin evropian në tërësi. Edhe pse viti financiar që po mbyllim ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë, për shkak të trashëgimisë së rënduar, buxheti për bujqësinë dhe në dispozicion të zhvillimit rural u rrit me 71%, si provë e vullnetit tonë për të dhënë maksimumin në nxitjen e kësaj përparësie kryesore. Pavarësisht vështirësive objektive, ne do të vazhdojmë ta rrisim buxhetin dhe mbështetjen. Por, dua të jem shumë i drejtpërdrejt dhe shumë i hapur me të gjithë ju që jeni pararoja, po themi, qoftë politike, qoftë institucionale e sektorit dhe me të gjithë njerëzit e sektorit, që sfida jonë nuk është thjesht të rrisim buxhetin, por sfida jonë është të arrijmë që ta bëjmë sistemin të aftë të absorbojë çdo qindarkë të këtij buxheti. Sepse, nuk e kemi luksin që të mos realizojmë fondet e vëna në dispozicion. Sikundër, s’e kemi fare luksin, që të kemi nivelin skandaloz, të absorbimit të fondeve evropiane, që kemi pasur në të gjitha vitet pararendëse”. A mund të artikulohet më bukur ?!:- Të financosh bujqësinë do të thotë të financosh degën më kryesore dhe sektorin me potencialin me të madh për rritjen ekonomike. Të financosh fermerin do të thotë të angazhohesh në luftën për reduktimin e varfërisë, reduktimin e pabarazisë, të rritësh interesimin për të mos u larguar nga fshati, nga Shqipëria…Sfida jonë është të arrijmë që ta bëjmë sistemin të aftë të absorbojë çdo qindarkë të këtij buxheti.

Gjithë sa më sipër më doli parasysh kur mësova se, Projekti SARED ka hapur thirrjen e katërt për skemën e granteve http://www.bujqesia.gov.al/al/projekte/projekti-sared/skema-e-granteve/thirrja-e-katert , apo që në Shkurt menjëherë AZHBR bëri të ditur VKM NR.137 DATË 22.02.2017 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE BAZË TË SEKTORËVE QË DO TË MBËSHTETEN DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL, PËR VITIN 2017 duke përgatitur një video tepër simpatike dhe mjaft domethënëse, që kushdo mund ta shohë në ambientet e saj. Lidhur me këto masa konkrete për të financuar sektorin me potencialin më të madh për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, në media i është kushtuar një vëmendje gati e papërfillshme. A mund te justifikohet kjo me kambanat e mëdha të përplasjeve politike? Shtetet që prodhojnë më tepër politikë se ekonomi dhe mirëqenie për popullin, janë e keqja e vetes do përgjigjej një miku im. S’ka përse të çuditemi kur evidentohet se jemi të parët nga fundi në Evropë, për sa i përket mirëqenies. Natyrisht këtu rolin kryesor e ka politika, por jo më pak rol dhe përgjegjësi ka media apo vet mbarë shoqëria jonë. Jemi të gatshëm të flasim për gjurmët, por jo për ujkun, tërheq vëmendjen një fjalë e urtë e popullit. Institucionet përkatëse si AZHBR dh SARED, kanë hartuar planet e aktiviteteve informuese. Kushdo mund të njihet nga faqet e tyre të internetit, por kjo nuk mjafton. Nëse interneti po bëhet konkurrues, krahasuar me mediat e tjera, televizionet apo shtypin e shkruar kur vjen puna për për çështje të tjera , nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fshatin ku niveli i internetit dhe përdorimi i tij janë minimal. Por nga ana tjetër kryerja e investimeve përkatëse në bujqësi nuk pret. Nëse intensifikimi në punimet dhe prerja e shiritit të kurorëzimit të tyre e Unazës së Tiranës presin ndoshta edhe Majin e Qershorin dhe ditët e fundit para 18 Qershorit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për përthithjen e financimeve të sipërpërmendura në bujqësi. Sipas VKM Nr 173, parashikohet mbështetja psh: “ iv. përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes dhe kultivimit të bimëve medicinale e aromatike, të kultivuara, si: lavanda, timus, rigon, rozmarinë, mëllagë e bardhë, mëllagë e zezë, valeriane, mollë e egër, tërfili i kuq, lule dielli (për petale), shafran (Crocus sativus) dhe helichrysum italicum, në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;”. Por për të përftuar këtë mbështetje koha nuk pret. Është shumë simpatike që të thuhet “Mos kultivoni kanabis por kultivoni shafran”. Kjo tashmë është parashikuar në vendimin e Qeverisë. Këtu është mbajtur parasysh përvoja e kultivimit të saj në Kosovë, por dhe në ndonjë rast në vendin tonë Por ndërkohë është po aq e rëndësishme që fermeri të orientohet drejt nga shërbimi këshillimor publik apo privat për këtë bimë orientale me origjinë nga India. Shërbimi këshillimor në qarqe dhe bashki duhet t’i përgjigjet sa me profesionalizëm aq edhe me shpejtësi kërkesave për përthithjen e financimit. Është për të përshëndetur veprimtaria e Projektit AAC Lushnja për përgatitjen e broshurave për agroteknikën e kultivimit të disa bimëve mjekësorë aromatike, por vajtja e tyre deri tek fermerët e zonave malore është një ovrat shumë i gjatë. Nëse ka një përvojë shumë të mirë në Malësinë e Madhe apo në ndonjë bashki tjetër, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zona të tjera ku është parashikuar edhe më parë financimi grant i bimëve mjekësore dhe aromatike. Ndërkohë jo më pak rëndësi ka dhe dimensioni ekonomik i problemit. Fermeri duhet të jetë i qartë për çmimin e grumbullimit psh të lavandas apo rozmarinës, por në të njëjtën kohë edhe për luhatjet e çmimit të tyre në tregun botëror dhe vendas. Luhatja e çmimit të sherbelës disa vjet me parë bën apel te drejtpërdrejtë për këtë çështje. Ndërkohë përvojat më të mira të fermerëve janë mbresëlënëse dhe udhërrëfyese. Me dhjetar dhe qindra janë fermerët që dukë përftuar një eksperiencë mjaft të madhe të siguruar në emigracion, duke parë se “Greqia është ndërtuar nga grekët për grekët” duke vlerësuar dhe qenë mirënjohës për fqinjët, për eksperiencat pozitive e mbështetjen miqësore, janë kthyer në Shqipëri. Mund të sillen me dhjetar e qindra shembuj dhe emra, që janë marrë dhe merren me kultivimin e perimeve, frutave apo bimëve medicinale, që nga kultivimi i kivit deri tek ai i luleshtrydhes. Por një shembull model është ajo e agronomit të mirënjohur Dhimo Kote e përzgjedhjes të kulturës/ave që kultivon. Në përzgjedhjen e tyre rëndësi të dorës së parë kanë rajonizimi i kulturave, kushtet klimatike agroteknike, toka. Por jo më pak rëndësi ka orientimi nga tregu. Fillimisht së bashku me fermerë të tjerë Dhimoja kultivuan shalqinj si një bimë intensive dhe mjaft fitimprurëse për tregun vendas dhe për eksport. Por në moment ata e panë se më fitimprurëse do të ishte kultivimi i mandarinës-klementinës. Kjo i ka dhënë frutat e veta, ku bimët janë të shëndetshme dhe pas një viti shumë të ashpër dhe të ftohtë, ç’ka nuk është e njëjtë për rajone të tjera. Por fermerët e Mursisë nuk janë kufizuar vetëm me këto hapa sado të suksesshëm të kenë qenë dhe janë ato. Duke vlerësuar financimin grant nga AZHBR, ai evidenton bashkëpunimin dhe mbështetjen nga USAID, për ngritjen e parcelave eksperimentale ku praktikohen kultivare të ndryshëm agrumesh-, limonj, portokaj mandarinash-7 lloj klementinash , për të provuar se cilët janë kultivarët më të mirë që i përshtaten kushteve konkrete klimatike. Por ai tërheq vëmendjen: “ Ne mbollëm kryesisht klementinën”, kultivari më i kërkuar sot në treg. Por tregu është shumë elastik e mjaft konkurrues, nëse nuk i përshtatesh mund të dështosh. Deri tani sigurojmë një furnizim të tregut në periudhën Nëntor-Janar. Por në parcelën eksperimentale kemi lloje të tjera mandarinash që vilet edhe në muajin Prill dhe Maj me një çmim mjaft të mirë. Por nuk mund të thuhet se këto njohuri dhe aftësi i ka çdo fermer potencial për financim nga SARED dhe AZHBR. Dhe nëse je thjesht fermer apo agronom i zoti me përvojë, kjo nuk mjafton pa integrimin me shërbimin këshillimor bashkëkohor, por dhe strukturat e tjera përfshi ato eksportuese. Ja pse financimi i bujqësisë dhe fermerëve meriton një vëmendje më të madhe. Bujqësia duke ua shpërblyer drejtpërdrejt mundin dhe dijet fermerëve, ja shpërblen mbarë shoqërisë dhe taksapaguesve vendas apo të huaj nga burojnë këto financime.
Sigal