Naço inspektim blic në Durrës, kjo hipotekë ka shërbim më cilësor

490
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ka kryer një tjetër inspektim të rastësishëm, këtë herë në Zyrën e Hipotekës në Durrës, nga ku është njohur nga afër me shërbim dhe punën e administratës kundrejt qytetarëve.
Ministri Naco u shpreh se ndryshe nga hipotekat e Kavajës, ku ishte më herët, Durrësi ofron standarde më të mira të shërbimit e pritjes.
Krahas impaktit pozitiv, Naco tha se nuk duhet të ketë vend për vetëkënaqësi, duke kërkuar më shumë vëmendje në drejtim të dhënies se shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe luftës së korrupsionit, ku askush nuk është i përjashtuar nga ky fenomen.
Duke iu drejtuar punonjësve të administratës, ministri tha se vendi i punës së tyre nuk lidhet me mikun, apo njohjet për tu punësuar, por me shërbimin ndaj qytetarëve.
Në fund Ministri Naço tha fuqizimi i kapaciteteve inspektuese apo shkurtimi i kohës së kryerjes së afateve të procedurave mbetet ndër prioritetet e dikasterit që ai drejton. 
Sigal