Elbasan/ Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 5-vjeçari, arrestohet 51-vjeçarja

517
Sigal

Një person ka rënë në prangat e policisë pasditen e sotme në Peqin, pasi dyshohet se u përfshi në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin Elbasan- Peqin, ku për pasojë humbi jetën një fëmijë 5-vjeç.

Sipas policisë në pranga ka rënë 51-vjeçarija me inicialet K.L. në aksident u përfshinë dy automjete, një tip “Fiat”, që drejtohej nga 51-vjeçarja dhe mjeti tip “Volkswagen.

Njoftimi i plotë i policisë:

Peqin

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen: K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin,  për veprën penale,  ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan.

Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit ” Fiat” si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime  të mëtejshme.