Kanabis dhe kallashnikovë, arrestohen dy vlonjatë

302
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, H. T, 40 vjeç dhe A. B, 50 vjeç, pasi u janë sekuestruar një sasi droge dhe dy kallashnikovë.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy të arrestuarit në fshatin Llakatund kishin kultivuar disa fidanë me kanabis dhe gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dy kallashnikovë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë dhe Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Llakatundi”.

Sekuestrohen dy armë zjarri kallashnikov, si dhe asgjësohen fidanë të dyshuar narkotikë.

Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të armëve të zjarrit dhe autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar operacionin e koduar “Llakatundi”, në kuadër të të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve: H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy me banim në fshatin Llakatund, Vlorë.

Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.