Bëhuni gati për shi dhe borë! Ky është moti për nesër

523
Sigal

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje shiu, ndërsa gjatë ditës pati vranësira të vazhdueshme. Reshjet e shiut do të jenë sërish prezente pasditen e sotme si dhe do të vijojnë të jenë edhe gjatë ditës së nësërme, në të gjithë vendin.

Në zonat malorë në veri dhe verilindje të vendit, reshjet do të jenë në formë bore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të arrijnë në bregdet 10/14 gradë, në vendet e ulta 9/13 gradë si dhe në vendët malore 2/6 gradë.

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.