Edhe në Mirditë ka parti fantazma

678
Sigal

Është fjala për partitë politike që vetëm në Shqipëri kanë mundur të kapnin një shifër prej 60 partish. Ja emrat e tyre

Ka shumë e shumë vite që në Mirditë është shfaqur një fenomen që edhe në këtë rreth kanë mundur të gjejnë teren të përshtatshëm, ku njerëz të pa ndërgjegjshëm dhe të pa moralshëm të kësaj krahinë kanë kapur favore për pasurimin e tyre vetjak e familjarë duke abuzuar në emër të një partie dhe kanë gjetur format më të përshtatshme për përfitime materiale e monetare të tyre. Është fjala për partitë politike që vetëm në Shqipëri kanë mundur të kapnin një shifër rekordmenësh prej 60 parti me një numër shumë të vogël popullsie në krahasim me fqinjët tanë, ku partitë e tyre numërohen me gishtat e njërës dorë, nga shuma e 60 partive, vetëm katër funksionojnë prej tyre. Në një prononcim për gazetën njëri nga kryetarët e koalicionit të djathtë të Mirditës deklaron se në të gjithë vendin njihen si parti që funksionojnë dhe kontribuojnë për vendin janë, dy partitë e mëdha, PS, PD, Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane që funksionojnë me organizata partie dhe seksione në të gjitha komunat e bashkitë, e deri në lagjet e fshatrat e tyre. Në këto kohët e fundit në këtë rreth është vënë re se është krijuar dhe një parti e re, ajo e Frymës Demokratike. Ajo që dallon mjaft mirë partitë funksionare nga partitë e tjera janë zgjedhjet e të gjitha llojeve sidomos e ditëve që po kalojnë.

Partitë imagjinare

Ndryshe ndodh me disa parti të imagjinuara si të instaluara në Mirditë, të tilla parti shumë më pak se rrethet e mëdha të vendit ndodhen në këtë rreth dhe si rrethi më i vogël që është dallohen mirë dhe njihen si parti fantazmë me kryetar po fantazma që përfitojnë duke u vetë titulluar si Kryetar të këtyre partive. Partia Social Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane dhe Partia Komuniste, që sot janë pa asnjë organizatë partie në rreth, ku kryetarët e këtyre partive si: Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nikoll Lesi, e më vonë në vend të këtij të fundit Nard Ndoka, kanë mbërritur në Rrëshen të Mirditës për të organizuar këto parti, duke caktuar njerëz të veçantë. Z. Gjinushi ka caktuar z. Pashk Krepi, z. Milo, z. Gjon Markun, z. Ndoka, z. Simon Kala dhe z. Milloshi z. Preng Cub Lleshi, të cilët e quajtën vetën si Kryetar Partish, duke i lënë këto si parti fantazma duke mos mundur të krijonin asnjë organizate, apo seksion partie sot e kësaj dite. Duke e parë vetën si të pamundur z. Krepi u largua nga organizimi i kësaj partie dhe sot nuk njihet asnjë person që ta ketë zëvendësuar tërheqjen e tij. Është e vërtetë se Partia Demokristiane edhe se nuk funksionon fare, ka një zyrë të lënë bosh në banesën e ish- Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Ai ka ngritur në fushatë edhe një zyrë elektorale, por në të nuk gjendet asnjë lloj program, agjende takimesh apo grafik për takime të elektoratit. Ai ka dhe një kandidat për deputet, por asnjëherë deri më tani nuk është parë të bëj takime elektorale, çka do të thotë se i mungojnë organizatat e partisë.