Ministria e Bujqësisë: Çdo fermer, dëmshpërblim për humbjet nga Sëmundja e Gjedhit

576
Sigal

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësië ishin në Griqan të Elbasanit, ku u takuan me fermerë që kanë humbur bagëtitë nga sëmundja e dermatozës nodulare. Zyrtarët thanë se çdo fermer do dëmshpërblehet me bagëti të gjallë dhe nga racë e përzgjedhur, ndërsa apeluan për matrikullim të gjedhit. Ndërkohë fermerët pohuan se sëmundja u përhap si pasojë e mosndërhyrjes në kohë dhe mungesës së vaksinës.

Çdo fermer i dëmtuar nga sëmundja e gjedhit, do të dëmshpërblehet. Garancia është dhënë nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë që ishin në Griqan të Elbasanit, ku panë nga afër bagëtitë e sëmura nga dermatoza nodulare.

Kryeveterineri, Edi Ferro, tha se kompensimi do jetë me kafshë të gjalla dhe jo në para.

Ferro: Do kompensohen në krerë në bazë të racave të cilët fermerët kanë pasur. Është çështje 30 ditësh, një muaji dhe i gjithë ky proçes mbyllet. Të jenë të qetë sepse të gjithë fermerëv që u kanë humbur kafshët do tu rikthehen kafshët dhe fermerët të cilët i kanë kafshët e prekura shërbimi veterinar po përpiqet të japë maksimumin e shërbimit të vetë për ti kthyer kafshët në gjendje normale.

Fermerët kanë kërkuar ndërhyrje në kohë nga strukturat për sëmundjen e gjedhit, pasi dëmet për ta janë të konsiderueshme.

Kryeveterineri i Ministrisë së Bujqësisë, Edi Ferro, u ka bër thirrje fermerëve të ndërgjegjësohen, të kryejnë matrikullimin e bagëtive, e të mos hezitojnë të njoftojnë veterinerët për çdo konstatim sëmundje te bagëtitë.

Sipas tij, veterinerë nga Tirana do stacionohen në zonat më problematike nga sëmundja e gjedhit.