Durrës/ Pranga 3 persona, kapen me drogë dhe armë pa leje

594
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Durrës, në sajë të operacioneve antidrogë, ka mundur të vërë në pranga tre persona nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se arrestimi i shtetasve, Florian Kolaj 24 vjeç, Alban Toska 20 vjeç, Bledar Çuni,24 vjeç, të tre banues në Durrës, ka ardhur pasi pas një kontrolli të ushtruar iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një qese duhani brenda së cilës ndodheshin 8 qese farmaceutike të mbushura me lëndë narkotike“Canabis Sativa”, një armë e ftohë thikë, që e mbanin pa leje. 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Sigal