Një aeroport i Libisë përfundon në duar të militantëve të ISIS

594
Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) në Libi kanë marrë kontrollin e aeroportit të qytetit Sirte. Lajmi është bërë i ditur nga grupi ekstremist dhe nga një milici libiane, e cila është tërhequr nga aeroporti i qytetit bregdetar.
Shumica e Sirtes, vendlindjes së ish-liderit libian, Muammar Gaddafi, ka rënë nën kontrollin e IS-it javën e kalaur.
Aeroporti al-Ghardabiya po ashtu përmban një bazë ajrore, e cila është pushtuar nga milicitë, pasi është bombarduar nga forcat e NATO-s, gjatë betejës për rrëzimin e Gaddafit në vitin 2011.
Sigal