Do kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet rusi në Portin e Durrësit

155

Tenton të kalojë kufirin me dokumente false, arrestohet në Portin e Durrësit rusi 24-vjeçar.

“Më datë 21.08.2019, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I., 34 vjeç, banues në Rusi, pasi në Portin e Durrësit ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal”, tha policia.