“Djali i deputetit përdhunoi vajzën në Krujë, policia dhe prokuroria nuk marrin asnjë masë”

757
Sigal

Një qytetar ka denoncuar përdhunimin e një vajze të re nga djali i deputetit të Krujës, Rahman Rraja.

Sipas tij vajza e ka denoncuar krimin në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Më pas ka shkuar në policinë e Fushë-Krujës ku është tentuar një akt pajtimi, por familja e vajzës ka kundërshtuar pavarësisht presionit të deputetit Rrahman Rraja, vëllait të tij, Bashkim Rraja që është inspektor te SHÇBA-ja në Durrës dhe kreut të bashkisë së Fushë-Krujës, Artush Bushi.

Sipas denoncuesit, çështja ka shkuar në prokurorinë e Krujës, që nuk ka marrë asnjë masë, ndërsa familjes së vajzës po i ushtrohet presion. Denoncimi është publikuar nga ish-kryeministri në “Facebook”.

“Krim i shemtuar!

Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer Maloku nga fshati Zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale.” – shkruan Berisha.