Digjet në rrethana misterioze një banesë, dy vëllezërit frikësohen se do të rrezikojnë sërish

155

Një banesë në Rusan të Delvinës është shkrumbuar nga flakët, në rrethana ende të paqarta. Dy vëllezërit, Jorgo Stavro dhe Aqi Gjini e përdornin banesën për të kaluar natën kur punon në tokën me ullinj. Në shtëpinë ku kishte orendi dhe prodhime artizanale nuk shpëtoj asgjë.

Në shtatë vite investim kjo nuk është hera e parë që Stavro dhe Gjini përballen me një ngjarje të tillë, në vitin 2018 prodhimi i tyre i vajit u vodh në shtëpinë ku ata banojnë ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë dënojë vetëm njërin nga bashkëautorët e vjedhjes.

Tetë milionë lekë të vjetra është dëmi i një nate më parë, por ata frikësohen se mos dikush do të rrezikoj sërish hektarët me ullinj ku çdo vit punësohen banorët e zonës.