Digjet lokali në Fier, dyshimet e para

408

Një lokal prej druri në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar panik të madh tek qytetarët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Vogël”.

Flakët kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të lokalit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Grupi hetimor dyshon se zjarri ka rënë në mjediset ku piqej mishi.