Dëmtohet diga e rezervuarit në Kurbin – Fshatrat Zhejë dhe Gjormë rrezikojnë përmbytjen

88

Fshatrat Zhejë dhe Gjormë në Kurbin rrezikojnë përmbytjen nga rezervuari që ndodhet në këtë zonë.

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë bërë që niveli i ujit në këtë rezervuar të arrijë në piken kritike, ndërkohë që shkarkuesit e ujit kanë dalë jashtë funksioni për shkak të amortizimit të tyre.

Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë dëmtim të diges në disa vende, duke vënë në rrezik çarjen e saj.

Kjo situatë e krijuar ka vënë në alarm banoret e zones, të cilët kërkojnë që të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme, pasi e gjithë zona është e kërcënuar nga ky rezervuar.

Diga e këtij ujëmbledhësi ka krijuar rreshqitje në disa vende vende nga rritje e nivelit të ujit.

Në bazë të rregullores, shkarkuesit duhet të qëndrojnë hapur gjatë periudhes së reshjeve, por ato janë të mbyllura, pasi kanë dalë jashtë funksioni.