Del nga marketi me ushqime dhe përplaset tek vijat e bardha nga motori, dalin pamjet e aksidentit të rëndë

524
Sigal

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Beratit, ku një motor ka përplasur rëndë një grua, e cila sapo kishte dalë nga marketi me ushqimet e blera.

 Si shkak i shpejtësisë së lartë, gruaja është marrë përpara nga motori teksa kalonte rrugën në vijat e bardha. Gruaja ka marrë plagë të rënda, ndërsa drejtuesi i motorit është përplasur me bordurën e rrugës duke marrë lëndime serioze.

43 vjeçarja me inicialet M.Ç ndodhet në spital së bashku me 35 vjeçarin J.Sh, i cili e goditi me motor. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.