Fitoi medaljen e artë në Portugali, Meta përgëzon xhudisten kosovare Distria Krasniqi

165
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka uruar xhudisten kosovare, Distria Krasniqi, për fitoren e medaljes së artë në “Grand Prix” në Portugali.

“Urime së artës Distria Krasniqi!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se xhudistja kosovare mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.