Aksident në aksin Fier-Ballsh/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, katër persona përfundojnë në spital

153
Sigal

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Ballsh, në afërsi të vendit të quajtur “Ofiçina e vjetër”.

Një makinë me drejtues shtetasin A.S. 44 vjeç, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin R.B. 59 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët e makinës me shofer shtetasin A.S., si dhe vetë drejtuesi i mjetit.

Ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”, shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.