Credins Bank gjithmonë në mbështetje të bizneseve shqiptare

1337
Sigal

Credins Bank, si një bankë shqiptare, ka në objektivat e vet strategjike kontributin e vazhdueshëm që duhet të japë për zhvillimin e ekonomisë vendase dhe janë pikërisht bizneset e vogla ato që kontribojnë me projekte në punësim dhe zhvillim të përgjithshëm të vendit. Ndaj, Credins Bank, në kuadër të ndryshimeve të fundit të miratuara në legjislacionin aktual, sipas të cilit, bizneset e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit/ Administratës Tatimore janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të  biznesit të tyre, jo më vonë se 90 (nëntëdhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji (data 26.07.2019) dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore, vjen tashmë pranë bizneseve më afër me një ofertë preferenciale.

 

Paketa për biznesin e vogël – Dizenjuar nga Credins Bank.

Një paketë ku biznesi mund të përfitojë duke reduktuar kostot. Çdo biznes mund të adresohet në një prej 59 degëve të bankës dhe me një procedurë të thjeshtë mund të hapi menjëherë:

  • Llogari Rrjedhëse:

Deri në 31/10/2019., çdo biznes i cili hap llogari në Credins do të përfitojë 50% zbritje në komisionin e mirëmbajtjes mujore të llogarisë për 12 muaj nga momenti i regjistrimit.

  • Aplikacioni Credins Online

Biznesi mund të shkarkojë aplikacionin Credins Online, duke patur bankën 24/7 ditë të javës. Ky aplikacion i jep mundësi biznesit të kryejë pagesat utilitare dhe të paguajë menjëherë çdo detyrim tatimor nga celulari, pa patur nevojë të vijë në bankë.

Trasaksionet në Credins Online kryhen me komisione preferenciale kundrejt atyre në degë:

  1. Transferta brenda vendit – aplikohet komision preferencial 20% më i ulët se komisionet standarde.
  2. Këmbime preferenciale – për çdo këmbim aplikohen kurse këmbimi preferenciale.

 

  • Instalim POS-i

Për të shamngur dhe reduktuar pagesat në cash, Credins Bank mundëson instalimin e POS-it për të pranuar pagesa me kartë. Duke u pajisur me POS, bizneset do të përfitojnë dhuratë një paketë interneti për biznesin për 6 muaj nga momenti instalimit.

Apliko online për tu pajisur me POS, kliko këtu.

  • Karta e biznesit debiti dhe krediti:

Pajisuni me kartën e biznesit VISA ose Mastercard dhe përfitoni një sërë benefitesh. Kartën e biznesit ju mund ta merrni në monedhën Lekë ose Euro sipas nevojave tuaja. Paguani me kartën tuaj të biznesit për çdo shpenzim të biznesit tuaj në mënyrë që t’ju njihen si shpenzime nga organet tatimore.

Credins Bank ju mirë pret, në çdo degë, dhe ju siguron një shërbim të shpejtë dhe profesional. Më shumë se 300,000 klientë na kanë besuar dhe zgjedhur.

Na kontaktoni për çdo informacion apo këshillim të personalizuar në +355 4 53 53 000.

Për çdo produkt apo shërbim që keni nevojë aplikoni online duke klikuar këtu.