E rëndë/ I arrestuari var veten në burgun e Peqinit

165
Sigal

Një person i arrestuar nga Kavaja ka varur veten në ambientet e paraburgimit të burgut të Peqinit.

Fjala është për 46-vjeçarin Astrit Pukameta.

Ai ndërroi jetë më pas në spitalin e këtij burgu.

Kujtojmë se Pukameta ishte arrestuar pak ditë më parë si autor i grabitjes së karburantit në Kavajë.

Ndaj tij rëndonin akuzat “plagosje e rëndë me dashje”; “kanosje”; “pengmarrje” dhe “vjedhje me dhunë”.