Çfarë e shpëtoi Kei Piun nga vdekja, persona të maskuar e qëlluan me 3 plumba

489
Sigal

Detaje të reja dalin nga tentati në Elbasan ku ka shpëtuar për ‘një fije”, 23 vjeçari Kei Piu, pronar i një palestre në qytetin e tij.

Mësohet se persona të maskuar i kanë bërë pritë pas mesnate në lagjen “Luigj Gurakuqi” të Elbasanit dhe kanë qëlluar me tre plumba në drejtim të të riut.

Dy plumba kanë hyrë në trupin e tij, një në bark por pa i prekur asnjë organ jetik dhe tjetri e ka prekur përciptazi në krah.

Atentatori nuk ka mundur të qëllojë sërish nga brenda makinës ku ndodhej, pasi sipas raportimeve të para që vijnë nga vendngjarja, i është bllokuar arma e qitjes.

Në këto kushte, të frikësuar se mos pikaseshin nga policia, autorët, ia kanë mbathur duke përfituar edhe nga errësira.

Aktualisht i riu Kei Piu ndodhet nën kujdes mjekësor në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Elbsanit disa persona, ku ka nisur dhe hetimet.