“Tërmeti në Tiranë”/ Kujtim Qefalia i Dajtit i “shpëton” hetimit

1953
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 38 urdhër-ndalime, për ish-zyrtarë, inxhinjerë dhe topografë, në vijim të hetimeve për dëmtimet e godinave, si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Në listën e personave të ndaluar janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit, Fatbardh Plaku e Besnik Fuçia.

Dy ish-drejtuesit lokalë dyshohet se kanë abuzuar me detyrën në rastin e lejeve të dhëna për ndërtimin e pallateve, të cilat u dëmtuan rëndë në zonat që ata kanë pasur nën administrim, deri në vitin 2015.

Në bazë të raportimeve zyrtare, dëmtime të shumta ka pasur edhe në zonën e Dajtit, përfshirë atë që quhet “Fresku”. Për dëmtimet në këto pallate janë ndaluar së fundmi disa inxhinjerë dhe ndërtues.

Por, hetimet e Prokurorisë së kryeqytetit, duket se nuk kanë arritur deri tek Kujtim Qefalia, ish-kryetari i Komunës Dajt për tre mandate, personi që ka dhënë numrin më të madhe të lejeve të ndërtimit në zonën që administrohej prej tij.

Kujtim Qefalia, i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste, aktualisht është administrator i Njësisë Administrative Dajt, strukturë në varësinë e Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj.