Breshëri plumbash mbi 28 vjeçarin në Vlorë/ Ja kush është personi i plagosur!

697
Sigal

Mësohet identiteti i të plagosurit në atentatin e para pak minutave në aksin Vlorë-Fier.Ai është Romarjo Alliraj 28 vjeç dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejt tij është qëlluar 19 herë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fier – Vlorë pranë Novoselës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërsa policia ka shkuar në vendin ngjarje, ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Dy ditë më parë një atentat ndodhi në Vlorë, ku një kalimtar mbeti i plagosur. Ndërsa objektivi ishte Inez Hajrullah, i cili në vitin 2017 mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.