Biznesmeni arrestohet për mashtrim, i “përlau” shokut 7 mln lekë por çfarë fshihte në magazinë e fundos më keq

493
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një biznesmen nga Korça më akuzën për mashtrim. Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga 59-vjeçari Spiro Fuqi, i cili sipas policisë ka mashtruar shtetasin E. A., duke i marrë këtij të fundit shumën monetare prej 7.000.000 lekë të reja.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në magazinat në përdorim të Spiro Fuqit, janë gjetur parregullsi me faturat tatimore si dhe punonjës të pa regjistruar në Organet Tatimore.
Ndërsa gjatë kontrollit janë konstatuar artikuj ushqimor dhe industrial të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në ambientet e kësaj magazine.
Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar nga Specialistët a AKU–së:
– 500 kova 5 kg me xaxiq
– 250 kova 5 kg me speca të mbyshura
– 180 kova 5 kg me kastraveca
– 500 kova të vogla me sardele konserve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehje e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.
Sigal