Bie një hidroplan në liqenin e Shkodrës, policia nis hetimet

485
Një hidroavion është rrëzuar sot pak para mesditës në pjesën malazeze të liqenit të Shkodrës. Avioni i cili po mbushej me ujë në liqen me qëllim shuarjen e zjarreve duket se ka pësuar defekt dhe ka rënë në liqen, ndërsa mësohet se piloti me iniciale B.S nuk është lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Malit të Zi, sipas të cilës avioni i përkiste kësaj ministrie dhe përdorej për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Ndërkaq, zyrtarët kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.
Sigal