Dosja e zezë e shitjes së HEC-ve, procedurë me krim ekonomik në favor të “Kurum”

615
(Vijon nga numri i kaluar
Lidhur me sa më sipër nga ana ime janë parashtruar dy pyetje ndaj Sekretariatit:
1. Lidhur me sasinë, çmimin dhe vlerën e energjisë elektrike të konsumuar nga ana e klientit të kualifikuar jo tarifor, para dhe pas përqendrimit;
2. Efektin e rikonstruksionit dhe kredisë përkatëse në Hidrocentralin Bistrica nr 1 dhe 2 dhe pasqyrimin e tyre në vlerën e aseteve dhe bilancin e Hidrocentralit Bistrica nr 1 dhe 2. Ku dhe si është pasqyruar kredia e marrë dhe e realizuar për këtë rikonstruksion e këtij hidrocentrali, kush do ta paguajë atë dhe cili është efekti i këtij pasqyrimi ose mos-pasqyrimi në bilancin e Bistrica 1 dhe 2 dhe konkurrencën në tregun e gjenerimit dhe tregtimit të energjisë elektrike? 
Lidhur me pyetjen e parë ndaj Sekretariatit është realizuar kërkesa ndaj palës njoftuese me këtë përmbajtje: Në lidhje me kontrollin e përqendrimeve me objekt “Privatizimin e Hec-eve Bistrica 1 dhe 2 dhe Ulëz – Shkopet nga shoqëria “Kurum”, sipas porosive të lëna nga Komisioni i Konkurrencës dhe në bazë të nenit 55 të Ligjit nr. 9121, date 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ju lutem të na vini në dispozicion një informacion plotësues si më poshtë:
1. Plani i biznesit të shoqërisë “Kurum” për blerjen e HEC-eve; 
2. Licencat për statusin si Klient i Kualifikuar dhe Furnizues i Kualifikuar, tregtues i energjisë elektrike, për shoqërinë “Kurum”;
3. Organigrama e Grupit “Kurum” në Shqipëri;
4. Qëllimi i përdorimit nga ana e shoqërise “Kurum” të energjisë elektrike të prodhuar nga Hec-et objekt i përqendrimit (Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2 dhe Hec Ulez Shkopet);
5. Sqarimi i justifikimit ekonomik dhe eficensat pas realizimit të këtij transaksioni (përqendrimi).
5. Sasia vlera dhe burimi i importit te energjisë elektrike nga shoqëria “Kurum” për 2012-ën.
Pra angazhimi i Sekretariatit ka qenë i plotë për të mundësuar një përgjigje që do të mundësonte analizën ekonomike. Në datën 18.04.2013 nga pala njoftuese “Kalo &Assocoates” ka ardhur përgjigja, ku midis të tjerash thuhet: “Në lidhje me pyetjen 5, ju lutem referojuni seksionit 3.4 dhe 3.5 të forumularit të njoftimit për secilin përqëndrim. Përqëndrimi vjen si pasojë e qëllimit të qeverisë shqiptare për të privatizuar këto hidrocentrale në bazë të ligjit për privatizimin e sektorëve strategjikë duke patur parasysh aksesin më të lartë të shoqërive private në burime financiare dhe kërkesat e mëdha për investime dhe mirëmbajtje që kërkojnë sektorë të caktuar të ekonomisë”. Duke iu referuar pikës 3.4 dhe 3.5 të formularit të thjeshtuar midis të tjerash në përgjigje shkruhet:
3.4 Përshkruani arsyet ekonomike të përqendrimit.
Privatizimi i HEC Ulëz – Shkop është miratuar me ligj të veçantë nga Kuvendi i RSH. “Kurum” ishte ofertuesi i cili ofroi çmimin më të lartë për aksionet në shitje dhe si i tillë fitoi mundësinë e realizimit të këtij përqendrimi. Në bazë të Kontratës së Shitblerjes, Shoqëria Target do të ketë të drejtë të zgjidhë kontratën e furnizimit të KESH me energji në se dëshiron.
3.5 Përshkruani dhe argumentoni përfitimet që rezultojnë për konsumatorin pas realizimit të përqendrimit, në mënyrë të veçantë: (a) Rënien e çmimeve; (b) Rritjen e cilësisë së produkteve/shërbimeve; (c ) Inovacionet teknologjike; (d) Rritjen e mundësisë së zgjedhjeve për konsumatorët.
Përgjigja: “Siç dihet, tregu i energjisë elektrike është një treg i rregulluar i monitoruar ngushtë nga ERE dhe pavarësisht këtij privatizimi, aktiviteti i prodhimit e shitjes së energjisë nga Shoqëria ‘Target’ pas ndryshimit të kontrollit do të mbikqyret dhe monitorohet nga ERE në kuadër të funksionimit të saj në përputhje me Modelin e Tregut të Energjisë Elektrike të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr 338, date 09.03.2008, të ndryshuar dhe mbrojtjes së interesave të konsumatorit. 
Nuk është vështirë të konstatohet se përgjigja në formular lidhur me pikën 3.5 të Formularit të Thjeshtuar të Përqendrimit e sidomos me nënçështjen (a) nuk është dhënë. Kjo në një kohë kur, pyetja nr. 5 e kryer nga Sekretariati ka qenë e drejpërdrejtë: lutem të na vini në dispozicion një informacion plotësues si me poshtë: Sqarimi i justifikimit ekonomik dhe eficensat pas realizimit te ketij transaksioni (përqendrimi).
3. 6. Sasia vlera dhe burimi i importit të energjise elektrike nga “Kurum” për vitin 2012;
Ndërkohë për sa më sipër grupi i punës që ka hartuar raportet e këtyre përqëndrimeve, ka realizuar një punë të përciptë, duke përcjelle vetëm atë që ka përshkruar firma njoftuese dhe duke përjashtuar analizën ekonomike dhe atë që është kërkuar “Sqarimi i justifikimit ekonomik dhe eficensat pas realizimit te këtij transaksioni (përqendrimi)”. Në këto rrethana lind pyetja a mjafton vetëm praktika Copy Past e grupit të punës pa analizen përkatëse ekonomike?!. Unë mendoj se jo. Dhe herë tjetër nuk jam pajtuar me këtë praktikë të përsëritur të Grupit të Punës gjatë shqyrtimit të përqendrimeve. Zbatimi i ligjit dhe akteve nënligjore, kërkesat konkrete të Formularit të Përqendrimit kërkojnë analizën dhe vlerësimin e qartë lidhur me kërkesat e Formularit. Këtu dua të evidentoj nga ndërmarrja blerëse “Kurum” janë dërguar të gjitha dokumentet e kërkuara mbi bazën e Ligjit, nga Autoriteti i Konkurrencës si dhe është është dërguar dokumenti: “INFORMACION NË LIDHJE ME PËRFITIMIN E KONTROLLIT TË HEC ULËZ SHKOPET DHE HEC BISTRICA 1 DHE BISTRICA 2 SH.A NGA “KURUM”, informacion që mundëson t’i përgjigjesh në mënyrë objektive, të plotë dhe të saktë kërkesave të Formularit të Përqendrimit. Për rrjedhojë unë nuk kam asnjë pretendim kundër me palën blerëse të përqendrimit/transaksionit e cila është treguar korrekte me Autoritetin e Konkurrencës konform ligjit. Qëndrimi im kundër lidhet me mosplotësimin e plotë dhe të saktë nga firma njoftuese “Kalo &Assocoates” dhe moskryerjen e analizës përkatëse ekonomike nga Hartuesit e Raportit të Përqendrimit.
Mbështetur në informacionin që ekziston në dosjet përkatëse rezulton ndryshimi i: 
– a) Licensës të tregtimit të energjisë elektrike të prodhuar nga Hidrocentralet e Ulëz Shkopetit dhe Bistrica nr 1.
– 2; b) ndryshimi i tarifave përkatëse që burojnë nga ndryshimi i këtij statusi. 
Le të shohim se cilat janë efektet e ndryshimit të Licensës së tregëtimit të energjisë elektrike të prodhuar nga Hec Ulëz-Shkopet dhe Bistrica nr 1 dhe 2?
Kalimi nga licenca para privatizimit për aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike nga Hec Ulëz – Shkopet dhe Bistrica nr 1 dhe 2 në licensën e re të 
Licencimit të shoqërisë ““Kurum” në aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike, do të thotë se shoqëria Target do të ketë të drejtën të zgjidhin kontratën e furnizmit të Furnizuesin Publik me Shumicë (KESH) me energji nëse dëshiron. Kjo do të thotë se nëse interesat e tyre kërkojnë që energjia elektrike te eksportohet atëhere ajo do eksportohet pa furnizuar Furnizuesin Publik me Shumicë. Kjo nuk është një mundësi potenciale por reale po të mbahet parasysh se prodhimi total ë Shoqërive Target për vitin 2012 ishte për shoqërinë “Kurum” 258.2 Gëh, në një kohë kur prodhimi i HEC Ulëz -Shkopet dhe Bistria 1 dhe 2 ishte 397.9 Gëh. Pra tepricën e konsumit mbi prodhimin mund të eksportohet. Kjo mund të ndodhe nëse çmimi i eksportit është më i lartë se ai që mund ta blejnë konsumatorët vendas. Një situatë e tillë mund të ndodhë megjithëse ekonomia shqiptare është në përgjithësi (veç rasteve të prodhimit maksimal të energjisë elektrike) importuese neto e energjisë elektrike. Ndërkohe është e njohur diferenca e madhe e çmimit të shitjes nga HEC-et e Ulëz – Shkopetit dhe Bistrica nr 1 dhe 2 që për vitin 2012 sipas të dhënave të prezantuara nga “Kurum” ishin respektivisht: Tarifa e prodhimit të energjisë elektrike nga Hec Bistrica 1, 2 sh.a për periudhën e tretë rregullatore (vitet 2012 – 2014), do të jetë 2.2 lekë/këh. Tarifa e prodhimit të energjisë elektrike nga Hec Ulëz – Shkopet sh.a për periudhën e tretë rregullatore (vitet 2012 – 2014), do të jetë 2.72 lekë/këh. Për vitin 2012 ndërmarrja “Kurum” ka konsumuar 258.2Gëh me një çmim blerje prej ?(ky informacion mungon kur pyetja ka qenë e drejpërdrejtë për të. 
Megjithatë dihet se “Kurum” si klient jo tarifor është furnizuar për vitin 2012 me çmime të dereguluara. Në këto rrethana “Kurum” si konsumatore e energjise elektrike, si konsumator i kualifikuar i bëhet mirë, por kjo në dem të konsumatorve tariforë (Furnizuesit Publik me Shumicë), i cili sasinë që blinte deri para shitjes të Ulëz – Shkopetit dhe Bistrica 1 dhe 2 nga këto HEC-e do i duhet ta blejë nga furnizuesit e kualifikuar, HEC private ose me koncesion ose nga importi me një çmim disa fish më të lartë. Nëse i hidhet një sy energjisë së blerë për vitin 2012, rezulton se janë blerë me çmime tregu 880,775 milionë këh. Kjo do të thotë se për të plotësuar detyrimet e veta FPSH do të heqë dorë nga blerja e energjisë elektrike me çmimet e mësipërme që e blinte nga HEC e Bistricës dhe Ulëz – Shkopetit dhe do e blejë ato me çmime tregu. Pra nuk kemi një realizim të efiçencës Pareto. Ky përqendrim ka një efekt negativ në rënien e eficencës së gjenerimit dhe tregtimit të energjisë elektrike, për tregun tarifor duke dëmtuar dukshëm interesat dhe në dëm të konsumatorëve tarifore. Pra, duke dëmtuar hapur kërkesat e konsumatorit. Këto duhet të ishin pasqyruar edhe në Formularin e Thjeshtuar të Përqendrimit. Por pavarësisht si ka operuar firma njoftuese “Kalo…”, ky qëndrim nuk duhej të ishte anashkaluar dhe anashkalohet nga Sekretariati, duke rënë në pozitat e Rregulatory Capture.
Fryma dhe Gërma e Formularit të Përqendrimit është e qartë: të mos dëmtohet konkurrenca, të mos dëmtohet konsumatori. Lidhur me pyetjen e dytë nuk mora përgjigje. Kjo çështje nuk është trajtuar nga Sekretariati dhe as nga Raporti i Grupit të Punës. Në fakt shitblerja e Hec-ve të Ulëz – Shkopetit dhe Bistrica nr 1 dhe 2 janë bërë mbi bazën e bilanceve të vitit 2011 të cilat në fakt nuk janë bilance vjetore por vetëm për periudhën 01.09.2011-31.12.2011 me të cilat nuk krijohet nje informacion i plotë dhe i nevojshëm për gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në shitblerjen e Hec-eve Ndërkohë është e njohur se sipas Ligjit mbi të Ardhurat neni mbi “Amortizimin” shprehet qartë se llogaritja e amortizimit mbështet në: Kostot e blerjes ose të ndërtimit, kostot e përmirësimit, të rinovimit e të rikonstruksionit të ndërtesave, të konstruksioneve dhe makinerive e pajisjeve me afat të gjatë shërbimi, amortizohen veçmas, me vlerën e mbetur, me 5 %.” Në Pasqyrat Financiare për vitin 2011, të HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha, lidhur me Amortizimin thuhet: “Amortizmi llogaritet në mënyrë lineare mbi jetën e dobishme të aktiveve si më poshtë: Ndërtesat 67-100 vite; Të tjera ndërtime 60-65 vite; Makineri dhe Paisje 10-45 vite; Mjete transporti 5 Vite; Mobilje, orendi dhe pajisje kompjuterike 4 vite”. Në këtë kushte kur vetëm kalimi nga një metodë e normë llogaritje të amortizimit në një tjetër, sjell efekte prej dhjetëra qindra milionë lekë, bëra pyetjen e sipërpërmendur për t’u njohur nëse jemi para realizimit të një konkurrence të lirë efektive të ndershme apo jo?!
Në mungesë analizës nga ana e Stafit të Sekretariatit (Grupit të Punës) e të dhënies se Përgjigjes për pyetjen e bërë, në kushtet kur ndryshimet në normat e mësipërme të amortizimit shprehin shenja për kufizimin e shtrembërimin e mundshëm të konkurencës në këtë treg, i bindur mbi efektet që ka ky aspekt (amortizmi dhe metodat dhe llogaritjet konkrete) në konkurencën e lirë dhe efektive nuk mund të jem pro Autorizimit të Përqendrimit. Për rrjedhojë duke u nisur nga sa më sipër unë nuk jam dakort me raportin e konkluzionet të Grupit të Punës nuk e aprovoj autorizimin e këtij pçrqendrim dhe për rrjedhojë kam dhënë votën kundër. (Komisioneri: Koço Broka)
Sigal