BE synon të bashkojë komunitetet në Kosovë – 2 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

214
Komunitetet e ndryshme etnike në Kosovë do të përfitojnë nga mbështetja e Bashkimit Europian në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Komisioni Europian ndërmori këtë javë një program prej 2 milionë eurosh për të vijuar rehabilitimin e pikave të rëndësishme kulturore dhe fetare, zhvillimin e turizmit rural dhe kulturor, si edhe angazhimin e komuniteteve për të punuar së bashku në mbrojtjen e kësaj trashëgimie.
Programi i ri do të zgjerojë shtrirjen e aktiviteteve të tij, duke rritur edhe angazhimin e shoqërisë civile.
Përmes zhvillimit të turizmit rural dhe kulturor, mbrojtja e trashëgimisë kulturore do të bëhet ekonomikisht tërheqëse për komunitetet lokale.
Workshop-et lokale mbi procesin e restaurimit do të angazhojnë artizanë dhe specialistë në mbrojtjen e pikave kulturore për të ndarë eksperiencat e tyre dhe për t’u kaluar aftësitë brezave të rinj. Programi do të fokusohet veçanërisht në angazhimin e të rinjve dhe grave.
Komunitet do të bashkëpunojnë jo vetëm në veprat e prekshme të trashëgimisë si ndërtesa apo monumente, por edhe në tradita, arte, kuzhinë dhe zanate.