Banorët e “Bulevardit të Ri” përplasen me policinë para Bashkisë

541
Sigal

Ndërsa banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre prej më shumë se 3 muajsh kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, një tjetët front është hapur prej ditësh edhe nga banorët e Bulevardit të Ri.

Banorët shprehen se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet, megjithëse projekti ka nisur që në vitin 2012 dhe fondi për shpronësimet është miratuar nga qeveria Berisha që në vitin 2013.

Ata theksojnë se edhe në ‘Bulevardin e Ri’ të ndiqet e njëjta skemë siç ka ndodhur në Lotin e parë dhe të dytë, ku pronarët janë shpronësuar me vlerën e tregut.

Sot ata janë përplasur me policinë para Bashkisë së Tiranës e cila ka tentuar që t’i ndalojë për të mos bllokuar rrugën, pasi sipas policisë nuk kanë leje për të protestuar. Banorët më tej kanë arritur me këmbëngulje të bllokojnë rrugën duke shkaktuar trafik të rënduar.