Bankers në 3 muaj 950 tronditje dhe çarje toke e banesash

152
Përparim HALILI

Kryeministri i “Rilindjes” sorosiane nuk ndalon krimin në Zharrëz, mbasi “Soros” është ortak 20% me “Bankers”
Babëzia dhe barbaria e mafies Bankers-Soros në Zharrëz, zhvat 467 milionë euro në vit, por nuk paguan 400 milionë dëme që u ka shkaktuar banorëve
Banorët e fshatit Zharrës, të mashtruar prej kupolës së korruptuar e të lidhur me mafien e koncesioneve të huaja në sektorin e naftës shqiptare, pas 3 vitesh vërdallisje me premtime e komisione qeveritare fantazmë, janë detyruar të ngujohen përsëri në grevë urie. Dy ditë më parë, një pjesë e tyre me invalidë e fëmijë, gra e të moshuar, u nisen në marshim në këmbë drejt Tiranës, për të protestuar përballë portës së kryeministrisë “mavi-mavri” dhe përballë selisë sorosiane të “Rilindjes”, deri në zgjidhje të problemeve, ndër të cilat, si kërkesa kryesore, janë dy: 

1. Pagesat e banesave dhe tokave të shkatërruara nga “Bankers-Soros”. 
2. Largimin e “Bankers-Soros” nga zona e tyre. 
Ata deklarojnë, se marshimi tyre “Zharrëz-Tiranë është një vendim dhe veprim i detyruar prej kryeministrit që hesht, që nuk e ndal krimin shkatërrues të ortakëve mafiozë “Bankers-Soros”, që nuk i detyron të paguajnë dëmet që kanë shkatërruar, duke i lejuar, që ata të vazhdojnë shkatërrimin e banesave, tokave, ujit, bimësisë dhe mjedisit të zonës e për më tepër zonën naftëmbajtëse në Zharrës, Marinëz, Patos, Fier e kudo ku kanë ngulur “kthetrat” e koncesionit të tyre banditesk! Pa u zgjidhur këto kërkesa, ata nuk do të kthehen në Zharrëz. 
“Bankers-Soros” fitojnë 467 milionë USD në vit duke shkatërruar qendrat e banimit
“Bankers-Soros” është kompania që prej gati 12 vjetësh operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Patoz Marinzë. “Bankers” fiton në puset e naftës shqiptare në Zharrëz e Fier plotë 467 milionë dollarë në vit nga nxjerrja dhe përpunimi i naftës së Fierit sipas të dhënave të vitit 2013 të shesë për një shumë të tillë biznesin e saj?! Në shkurt të këtij viti, Rama ishte vetë në Zharrëz, ku premtoi se kompania e re do të mendonte për banorët e Zharrës dhe do të kujdesej për dëmshpërblimin e tyre. Por që nga ajo kohë ka kaluar thuajse një vit dhe Rama nuk është dukur më në Zharrëz. Dyshimet janë se prapa marrëveshjes për shitjen e Bankers Petrolium qëndron spekulanti Xhorxh Sorros që thuhet se ka 20 për qind të aksioneve. Kjo bëhet dhe më e besueshme po të kemi parasysh se prodhimin në masën 65% të saj, kompania në bazë të një marrëveshjeje do ja shesë një kompanie të regjistruar në Ishujt Virgin, e cila ka marrë në përdorim kompaninë ARMO, e cila operon në këtë zonë me rafineritë e naftës së Fierit dhe Ballshit. Është kjo kompani, e cila ka ekskluzivitetin për përpunimin e naftës kryesisht për eksport dhe një pjesë për tregun vendas. Në kohën e marrjes nga kompania në fjalë, pas së cilës fshihet një klient i Ramës, ARMO kishte më shumë se 500 milionë dollarë borxhe, ku 300 milionë prej tyre ishin kredi të marra në banka, ndërsa pjesa tjetër taksa të papaguara dhe detyrime të tjera. Kontrata është bërë me kusht që në tremujorin e katërt të vitit 2016 kompania të intensifikojë më shumë nxjerrjen e naftës, intensifikim i cili po bëhet me kosto të lartë për banorët.

Barbaria e Bankers-Soros, në 3 muaj ka shkaktuar 950 tronditje dhe çarje toke e banesash 
Koncesioni barabar që po ushtrojnë “Bankers-Soros” në zonën e naftës Patoz-Marinëz dhe fshatrat përreth saj, po po shkatërron zonën, duke |”hedhur” në erë banesat. Po nxjerr naftë me shpërthime nëntokësore me injektim plasës. Për të marrë naftën që ndodhet në thellësi, kompania ka gjetur mënyrën më të thjeshtë por kriminale të shpërthimit, e cila trazon vendburimet dhe i bën më lehtë të arritshme. Banorët shprehen, se vetëm në muajt tetor-dhjetor 2016, janë regjistruar rreth 950 lëkundje sizmike, të shkaktuara si pasojë shpimit të puseve me anë të shpërthimit me ujë teknologjik dhe naftë bruto. Banorët qëndrojnë ditën jashtë banesave, ndërsa natën pa gjumë, prej frikës së banesave që lëkunden e çahen nga themeli në çati. Me këtë frikë ata jetojnë prej vitesh, por muajt e fundit, sidomos pas shitjes së ARMO-s babëzia sikur është shtuar.
Kryeministri Rama po hesht, mbasi “Soros” është 20% ortak-aksioner tek “Bankers”
Banorët fshatit Zharrëz që është shkatërruar dhe helmuar prej aktivitetit kriminal të “Bankers-Soros” në puset e naftës, kanë lënë grevistët të ngujuar dhe një numër i madh i tyre, janë nisur drejt Tiranës, për t’u ndalur përballë ndërtesës dhe zyrës “lule-lule”, ku qëndron si kryeministër, shefi i “rilindjes” dhe krye-misionari sorosian, Edi Rama. Edhe pas përshkallëzimit të kësaj proteste jetike të banorëve të Zharrëzës kundër varfërisë dhe shkatërrimit të banesave e tokave, kundër helmimit të ujit e mjedisit, kryeministri Rama nuk po reagon. Përse hesht? Kush ia ka “qepur gojën”, me të cilën llomotit bejte humori nga mëngjesi në darkë në “FB”, adresuar kundër medieve që i denoncojnë krimet e korrupsionin, kundër intelektualëve që e përcaktojnë si dështak e cinik, kundër të gjithë atyre që i kujtojnë publikisht qëndrimet arbitrare, sidomos ndaj opozitës?! Pra përse nuk e ndal kryeministri Rama, krimin e “Bankers”? Një dokument i marrë nga faqja e kompanisë mafioze “Bankers” prej mediave të huaja, publikon skandalin që kryeministri shqiptar po hesht, mbasi shefi i tij George Soros është ortak aksionesh në “Bankers”. Sipas këtij dokumenti, George Soros ka pjesën e vet të përqindjes aksionare në kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”. Më konkretisht, në vitin 2010, Soros ka blerë 20% të aksioneve të kompanisë “Bankers”, në vlerën 66 milionë dollarë. Tashmë është fakt, që “Oktapodi Soros”, ka lidhje të fuqishme shoqërore, ekonomike, financiare dhe politike me shumë politikanë të “Rilindjes”, duke i futur në lojën e tij të pisët, me financimet që bën përmes fondacioneve të tij shkatërruese e korruptove të qeverive, politikës, medieve, arsimit, shkencës e së fundi edhe ekonomisë në vendet ku gjen misionarë “vemje” si këta të kupolës së “rilindjes”. 

Banorët, 22 ditë në grevë urie
Banorët e Zharrëzës, prej 22 ditësh janë në grevë urie, janë nisur pardje drejt Tiranës, duke ecur në këmbë përgjatë rrugës nacionale. Gjatë rrugës, qytetarëve i janë bashkuar dhe mbështetës të tjerë. Banorët prej muajsh kanë ngritur zërin për shkatërrimin e shtëpive të tyre nga lëkundjet e tokës të shkaktuara nga metodat e nxjerrjes së naftës nga kompania “Bankers-Soros”. Ata shprehen, se shteti nuk i dëgjoi kërkesat e tyre nga Zharrëza, ndaj nisja drejt Tiranës ishte mundësia e vetme për t’u përballur me qeverinë. Banorët i kanë kërkuar qeverisë të dëmshpërblejë dëmet materiale dhe të ndalojë aktivitetin e kompanisë që po rrezikon jetët e tyre.
Kjo është greva e dytë brenda dy muajve nga banorët e fshatit. Greva e parë, në dhjetor 2016, erdhi pas tre ditëve me lëkundje të mëdha të tokës nga shpimet e Bankers për të nxjerrë naftë. Greva e tyre nuk është transmetua nga pjesa më e madhe e mediave dhe qeveria nuk mori asnjë masë ndaluese.
Kalendar nga protestat e banorëve dhe manovrimet e “Rilindjes” data 22 shkurt 2017
Data 26 dhjetor 2016: Banorët prej 6 ditësh, në grevë urie
Banorët e Zharrëzit janë futur në grevë urie prej 1 jave, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”, gërmimet e së cilës shkaktojnë tërmete dhe kanë dëmtuar shtëpitë në atë zonë. Uji i përzier me elementë të ndryshëm kimik, futet nën tokë me presion nëpërmjet tubave dhe mundëson copëzimin e shtresave shkëmbore mes të cilave gjendet naftë. Kjo i mundëson kompanisë që të nxjerrë më shumë naftë por nga ana tjetër shkatërron shtresat shkëmbore nën tokë duke shkaktuar tërmete dhe shembje toke. Vetëm muajin që shkoi, sipas Institutit të Sizmiologjisë në Zharrëz ka patur 900 tërmete.
Data 27 dhjetor 2016: Banorët dalin nga greva, me premtime false 
Dalin nga greva e urisë banorët e fshatit Zharrëz në Fier, pasi qeveria mori një vendim për ngritjen e një komisioni ndërministror që të nisin hetimet për shkaqet e lëkundjeve të tokës. Banorët e Zharrëzës janë në grevë prej disa ditëve. Në fshatin Zharrëz të Patosit është epiqendra e lëkundjeve të tokës pasi kompanitë naftënxjerrëse kryejnë operacione në thellësi për të përfituar naftë në kohë të shkurtër.
Data 10 janar 2017: “Rilindja”, mashtron me ngritje komisioni dëmshpërblimi dhe largim të “Bankers-Soros”
Konkluzionin përfundimtar se kush është përgjegjës për lëkundjet që shkaktohen në zonën e Zharrëzës do ta japë një ekspert ndërkombëtar. Grupi i punës i kryesuar nga zv/kryeministri Qeverisë do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur ecurinë e kësaj çështjeje. Përgjigjja e tyre do të ndikojë në marrjen e një vendimi: nëse do të ketë evakuim përfundimtar të banorëve nga kjo zonë, apo do t’i hiqet e drejta e shfrytëzimit në këtë territor kompanisë qe tashme ka pronare kineze. Sipas të dhënave të fundit, lëkundjet në Zharrëz vazhdojnë, edhe pse intensiteti ka qenë në rënie me kohën kur banorët zhvilluan grevën. Ende dhe sot kompania Bankers vijon të mbajë të pezulluar injektimin e ujit me presion në këto puse, i cili shërben për prodhimin e naftës. Banorët në Zharrëz akuzojnë koncesionarin për lëkundjet e tokës që u kanë dëmtuar shtëpitë, ndërsa kompania shprehet se lëkundjet janë aktivitet normal sizmik i zonës.
Data 11 shkurt 2017: Banorët bllokojnë rrugën Fier-Berat
Në mbështetje të grevistëve të urisë në Zharrëz, kanë dalë edhe qindra bashkëfshatarë të tyre, të cilët bllokuan aksin nacional Fier-Berat duke djegur goma dhe vatra të tjera zjarri. Banorët i bëjnë apel institucioneve shtetërore të ndërhyjnë për zgjidhjen e kërkesave të grevistëve. Në të kundërt, ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestat. Forcat e rendit zbarkuan në vendngjarje dhe kanë shpërndarë protestuesit dhe bënë të mundur lirimin e rrugës nacionale. Prania e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e zjarreve.
Data 14 shkurt 2017: Grevistët e urisë, në gjendje të rënduar shëndetësore
Shëndeti i 9 grevistëve në Zharrëz po përkeqësohet në çdo orë që kalon. Që prej së hënës grevistët kanë refuzuar edhe ujin ndërsa ndihma mjekësore po u ofrohet vetëm në situata kritike. Kështu edhe pse grevistët vendosën të refuzojnë, serumet mbrëmjen e kaluar dy prej tyre janë dërguar në spital nga të afërmit për të mos lejuar përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes së tyre shëndetësore. Në mesditë grevistët janë vizituar nga këshilltarë të Presidencës ndërsa pushteti vendor nuk u ka ofruar asnjë zgjidhje për të dalë nga greva. Kjo është greva e dytë e urisë pas lëkundjeve të fuqishme të tokës në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz një muaj më parë. Ata kërkojnë verifikimin dhe kompensimin e dëmeve në banesa dhe mjedis, në të kundërt nuk dalin nga greva. Banorët akuzojnë kompaninë Bankers Petrolium për shpërthime nëntokësore gjatë nxjerrjes së naftës, por kjo e fundit nuk e pohon një gjë të tillë. Nga lëkundjet e vazhdueshme të tokës që prej vitit 2007 në fushën naftëmbajtëse janë dëmtuar qindra shtëpi në fshatrat Zharëz Belinë dhe Marinëz.

Data 22 shkurt 2017: Banorët nisen drejt Tiranës, me moton “Marshi për drejtësi sociale dhe siguri jete”
Mes atyre që po marshojnë drejt Tiranës, janë edhe shumë invalidë pune, disa edhe viktima të ndotjeve të krimit ekologjik dhe aksidenteve në punë të dyshes mafioze “Bankers-Soros”, të shoqëruar nga të afërmit, pasi gjendja shëndetësore e tyre është e rënduar, janë nisur drejt Tiranës, në këmbë e karroca invalidësh. Thirrjet e tyre nuk janë dëgjuar. Lëkundjet e tokës në zonë vazhdojnë. Banorët thonë, se janë shpërthimet nëntokësore të Bankers që ua kanë bërë shtëpitë të pabanueshme. Qeveria i kërkoi Bankers Petrolium të ndërpresë procesin e nxjerrjes së naftës. Por tërmetet vazhdojnë. Banorët thonë se kompania e kryen aktivitetin po njësoj dhe qeveria mbyll sytë. Ndaj vendosën, që protestën ta zhvendosin para kryeministrisë, duke akuzuar pikërisht kryeministrin në moton “marshi për drejtësi dhe siguri të jetës”. Sepse qeverinë e akuzojnë se nuk mbron interesat e tyre, por të klientëve të fuqishëm. Në protestë janë edhe naftëtarët e Ballshit dhe të Fierit.
Prokuroria nis hetimet ndaj “Bankers-Soros” për lëkundjet e tokës dhe shkatërrimet në Zharrëz
Pas akuzave të rënda të kryeprokurorit Adriatik Llalla për presion të ambasadorit amerikan Donald Lu, për të ndërprerë hetimet ndaj “Bankers-Soros”, mësohet se hetimet kanë nisur sërish. Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për lëkundjet e tokës në komunën e Zharrëzës dhe pjesëve të tjera të zonës së Fierit. Ky hetim, ka nisur pasi policia e shtetit ka referuar një material shpjegues, mbështetur edhe në disa dëshmi të banorëve, të cilët pretendojnë se lëkundjet e tokës vijnë si pasojë e shpërthimeve nëntokësore që kryen kompania e nxjerrjes së naftës në atë zonë. Në kallëzimin e policisë, që prokuroria e ka regjistruar si procedim thuhet se kërkohet të hetohet nëse lëkundjet e tokës në komunën e Zharrzës dhe zona të ndryshme të Fierit janë tërmete apo shkaktohen nga shpërthimet nëntokësore. Një grup ekspertësh, po vlerëson nëse shpërthimet janë natyrore apo shkaktohen nga kompania naftë-nxjerrëse. Po kështu, mësohet se janë marrë edhe dëshmitë e banorëve të zonës, të cilët vazhdojnë të këmbëngulin se lëkundjet e tokës, janë si pasojë e shpërthimeve nëntokësore që bëhen prej ”Bankers-Soros”. 
Data 9 shkurt 2017: Kryeministri nuk pranon të shkoj tek banorët, i njofton se ka ngritur një komision me në krye Peleshin
Prej 15 ditësh, asnjë zyrtar shtetëror nuk pranon të takohet me banorët e Zharrës, që kanë hyrë në grevë urie. Banorët kërkojnë të ndalen tërmetet që shkaktohen nga shpërthimet për nxjerrjen e naftës nga kompanitë private. Kjo është hera e dytë që banorët e Zharrëz hyjnë në grevë urie. Në dhjetor, për të njëjtën arsye, ata qëndruan 7 ditë të ngujuar në grevë, pasi shtëpitë po i shembeshin nga tërmetet, ndërsa uji i pijshëm është ndotur nga uji teknologjik. Banorëve iu premtua ndalja e shpërthimeve dhe ngritja e një komisioni qeveritar me në krye zv.kryeministrin Niko Peleshi. Qeveria pezulloi aktivitetin e një prej kontraktorëve të kompanisë “Bankers”, e cila kryente shpërthime në zonën naftëmbajtëse të Zharrë-Marinëzës në Fier. U premtua që kompania “Smape”, nënkontraktuese e “Bankers” nuk do të kryejë më shpërthime në këtë zonë, ndërkohë që do të kryhej një ekspertizë për shkaqet e tërmeteve. U tha se qeveria plotësoi kërkesat e grevistëve të urisë. Megjithëse prej një jave janë në grevën e dytë të urisë, qeveria kësaj radhe ka zgjedhur një strategji tjetër që është izolimi total i grevës. Mediat nuk raportojnë më për ekzistencën e grevës, ndërsa kontaktet e zyrtarëve me banorët janë ndërprerë. Asnjë rezultat nuk ka dalë nga puna e komisionit qeveritar i kryesuar nga Niko Peleshi, ndërsa situata është në prag tragjedie.