Azilkërkuesit, Gjermania këtë javë do të riatdhesojë 395 shqiptarë

58
Vijon kthimi i azilantëve shqiptarë nga Gjermania. Ambasada gjermane njoftoi sot 395 persona do të riatdhesohen gjatë kësaj jave. Nga oraret e fluturimit të publikuara, mësohet se sot vjen grupi i parë prej 75 personash, që do të pasohet me grupe të tjera në datat 7-8-9 tetor. Pas sirianëve shqiptarët janë të dytët që po emigrojnë më shumë në Gjermani, duke kaluar edhe serbët edhe kosovarët me kërkesat për strehim dhe punësim. Në 7 muajt e parë të vitit në Gjermani emigruan mbi 55 mijë sirianë dhe mbi 38 mijë shqiptarë nga Shqipëria.

Më pas vijnë 33 mijë shqiptarë nga Kosova dhe 20 mijë serbë, 10 mijë nga Mqaqedonia dhe 5 mijë nga Bosnja. Numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani u rrit gjatë gushtit deri në 8 mijë e 300 vetë, gati njëlloj sa sirianët ose 4 herë më shumë se serbët, ndërkohë që emigrimi i Kosovës dhe Maqedonisë shënoi ulje të lehtë. Kryeministri Edi Rama tha se Gjermania ka nevojë për punonjës të shkolluar me profesione, si shkolla profesionale e infermierëve që u përurua dje.

Datat e fluturimeve
Në datën 06.10, ora 14:35 – rreth 75 persona
Në datën 07:10, ora 14:10 – rreth 140 persona
Në datën 08:10, ora 13:45 – rreth 80 persona
Në datën 09.10, ora 13:40 – rreth 100 persona