Fier/ Arrestohet 45-vjeçari, tentoi të shtypë me makinë dy persona

417
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 45-vjeçar pasi ka tentuar të shtypë me makinë dy bashkëfshatarë. Burime zyrtare, bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi. Arben Ramizi, banues në fshatin Kuman, Fier. 45-vjeçari dy ditë më parë, rreth orës 22:00, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, me targa FR 8853 B, ka tentuar t’i vrasë (shtypë) me mjet shtetasit B.M., 54 vjeç dhe S.M., 21 vjeç për motive të dobëta. 

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kuman-“Qafa e Stefanit”. Nga kjo tentativë ka ngelur i dëmtuar në këmbë shtetasi B.M., i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Sigal