Arrestohet 26-vjeçari shqiptar që vrau familjen e tij, sherr për trashëgiminë e pasurisë

222

Një shtetas shqiptar vrau gjashtë familjarët e tij me armë zjarri këtë të premte në Rot am See të Gjermanisë.

26-vjeçari i identifikuar si Adrian S., 26 vjeç, ka qenë në paraburgim që nga e shtuna, me dyshimin për vrasje të gjashtëfisht. Sipas informacioneve të para nga autoritetet gjermane, Adrian S. ishte i papunë.

Që prej katër vitesh ai jetonte me babanë e tij në një banesë sipër restorantit “Perandori Gjerman”, ku ndodhi edhe akti i tmerrshëm i vrasjes makabre. Përpara restorantit Adrian S. qëlloi babanë, nënën, xhaxhain, tezen dhe dy motrat e tij. Ai plagosi rëndë gjyshërit nga babait, gjyshi i tij 68-vjeçar është ende në rrezik për jetën.

Nëna e autorit është akoma në jetë, por dy vajzat e saj i humbi si shkak i sulmit me armë zjarri që hapi i biri.

Banorët që jetojnë pranë shtëpisë së tij e përshkruajnë 26-vjeçarin si një njeri të vetmuar, ishte i përqendruar në lojërat në PC për çdo natë.

Sipas mediave të huaja mësohet se i riu shqiptar në Gjermani vrau 6 familjarët e tij, për çështje pasurie. I dyshuari nga Rot am See nuk ka precedent penal dhe nuk ka bërë paraqitje në departamentin e policisë.

Nëna e tij ishte e divorcuar nga babai i tij dhe së fundmi jetonte në një qytet të vogël afër Offenburg. Një ditë më parë, nëna Silvia thuhet se kishte ardhur në Rot Am See me vajzën e saj nga martesa e parë dhe dy nipërit e mbesat. Sipas informacioneve paraprake, ajo kishte qenë në funeralin e nënës së saj në Gjermaninë Lindore.

Një mik i familjes gjithashtu mendon se e di arsyen e kësaj tragjedie. Gjyshja dhe familjarët e tjerë janë ekzekutuar nga 26-vjeçari sepse kanë pasur mosmarrëveshje për trashëgiminë.

26-vjeçari ende nuk e ka rrëfyer shkakun që e shtyu drejt këtij lloj vendimi.