Armando Prenga dorëzon mandatin e deputetit

519
Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit pranë kreut të Kuvendit. Në një letër dërguar Kuvendit, Prenga thotë se e dorëzon mandatin edhe pse nuk është prekur nga ligji i dekriminalizimit. Prej ditësh KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme ishin në konflikt për mandatin e Prengës që kishte fshehur nga formulari i dekriminalizimit një dënim me gjobë dhe një dënim për vjedhje banesash në Milano. Në letrën e tij, Prenga i quan shpifje akuzat e opozitës, megjithatë bën me dije se dorëzon mandatin e deputetit. Vendimi për ndërprerjen e mandatit të Armando Prengës ishte marrë nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa KQZ nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Prokurorisë, por kërkoi material shtesë. Mandati i socialistëve në qarkun Lezhë i kalon më pas LSI-së/


Sigal