Apeli i Krimeve të Rënda jep vendimin për 9 imamët e akuzuar për terrorizëm. Ja dënimet

774
Sigal

Gjykata e
Apelit për Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 9 të akuzuarit për terrorizëm
në të ashtuquajturin gjyqi ndaj xhihadistëve. Krimet e Rënda kanë lënë në fuqi
vendimin për të akuzuarin Genci Balla, imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës
së re duke e dënuar me 17 vjet burg.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi
edhe vendimin për Edmond Ballën, duke e dënuar me 13 vjet burg. Orion Reçit i
është përgjysmuar dënimi nga 13 në 6,8 vjet burg; Bujar Hysa është dënuar me 18
vjet burg, Fadil Myslimanit i është ulur dënimi nga 12 në 10 vjet burg, Gerti
Pashja është dënuar me 17 vjet burg, Astrit Tola ka përfituar ulje të dënimit
nga 7 në 4,3 vite burg, Gerti Morava ka përfituar ulje të dënimit nga 13 në 10
vite burg.

1- Bujar Hysa i akuzuar si drejtues i grupit,  dënohet me 18 vjet burg. I njëjti
dënim u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda

2- Genci Balla dënohet me 17 vjet burg. I njëjti dënim u dha
nga Gjykata e Krimeve të Rënda

3- Gerti Pashja u dënua me 17 vjet burg. I njëjti dënim u dha
nga Gjykata e Krimeve të Rënda

4- Verdi Morava dënomet me 10 vjet burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e
dënoi 16 vjet.

5- Zeqir Imeri dënohet me 13 vjet burg. Gjykata e Krimeve të Rënda
e dënoi 17 vjet.

6- Fadil Myslimani dënohet me 10 vjet burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e
dënoi  12 vjet

7- Orion Reçi dënohet me 6.8 vite burg.  Gjykata e Krimeve të
Rënda e dënoi me 13 vjet

8- Astrit Tola dënohet me 4.8 vite burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e
dënoi me 7 vjet burg.

9- Edmond Balla dënohet me 13 vite burg. I njëjti
dënim u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda

Në 3 maj të këtij viti gjykata e
shkallës së parë i dënoi të akuzuarit me 126 vite burg gjithsej, vendim i cili
u ankimua edhe nga vete ata dhe nga prokuroria.