Ambasada e Francës dhe France Albanie Business organizojnë Forumin Ekonomik Frankofon

75

Ambasada e Francës dhe France Albanie Business organizojnë Forumin Ekonomik Frankofon më 9 mars ora 17:00, hotel “Rogner”

Në edicionin e këtij viti do të marrë pjesë një delegacion i përbërë nga më shumë se 50 sipërmarrës ekonomikë të rajonit të Lionit të interesuar për zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike me ndërmarrje shqiptare dhe të rajonit të Ballkanit.

Në këtë eviniment shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve do të mbajë fjalën e hapjes Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati.