Aksion për sigurinë rrugore, arrestohen 11 drejtues automjetesh

473
Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë kanë vijuar punen në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore, duke përdorur Dragerat dhe Radarin.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë 11 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 1 shtetas për kundërshtim të punonjësit të Policisë. 56 leje drejtimi të pezulluara, nga keto: 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet. 29 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur. 2 leje drejtimi te pezulluara për kalim të afatit. 64 drejtues mjetesh u dërguan në OASh. 19 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit. Policia shton më tej se janë këshilluar drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.
Sigal